
Klubi i Egnatias është vënë në kërkim të një portieri të ri dhe ka piketuar gjeorgjianin Levan Tandilashvili si një përforcim të mundshëm.
22-vjeçari, i cili aktualisht është pjesë e ekipit Telavi në ligën e dytë gjeorgjiane, shihet si zëvendësuesi i Mario Dajsinanit në rast të një largimi të këtij të fundit gjatë merkatos së janarit.
Tandilashvili ka një karrierë që përfshin aktivizime me kombëtaret zinxhir U-19 dhe U-21 të Gjeorgjisë, si dhe përvojë në elitën e futbollit gjeorgjian.

Pas transferimit të Klajdi Kukës te Tirana, organika e portierëve te rrogozhinasit përbëhet aktualisht nga Dajsinani dhe Daniel Aful. Drejtuesit e klubit po vlerësojnë mundësinë e këtij transferimi për të siguruar vazhdimësinë në portë.
Vendimi përfundimtar pritet të merret pas vlerësimit të situatës së Dajsinanit.






