Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Elbasani mposht pastër Dinamon në “Final Four”

VETEMSPORT 24.05.2026 2 minutes read
elbasani dinamo

Elbasani triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Dinamos, në raundin e dytë të “Final Four”. Ky rezultat, konfirmon se titulli do të vendoset në javën e fundit.

Sfida nisi me verdheblutë më kërkues, të cilët provuan të gjenin avantazhin sa më shpejt. Në minutën e 9-të, Teqja i mohoi festën e avantazhit Tsague, ndërsa ekuilibrat u prishën në minutën e 20-të.

Mesfushori i Dinamos, Gudiaby u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj Manellarit. Në superioritet numerik, Elbasani u hodh në sulm dhe gjeti avantazhin.

Në minutën e 25-të, Tsague shfrytëzoi në maksimum një krosim nga Loukili dhe me kokë, e ndali topin në fundin e rrjetës. Vetëm dy minuta më vonë, sulmuesi dyfishoi shifrat.

Tsague shfrytëzoi në maksimum një gafë të mbrojtësit Jorgo Meksi dhe e ndali topin në fundin e rrjetës me nhë parabël.

Dinamo u shfaq e pafuqishme për të reaguar, ndërsa pjesa e parë foli vetëm për Elbasanin. Diallo shpërdoroi dy raste, para se shënonte të tretin.

Sulmuesi përfitoi nga një top i grushtuar nga Teqja pas gjuajtjes së Loukilit, për të dërguar shifrat në 3-0. Para pushimit, Tsague dhe Lajthia iu afruan të katërtit, por u ndalën nga Teqja.

Fraksioni i dytë i lojës ishte i qetë dhe me raste me pikatore. Loukili tentoi në dy raste, por fillimisht u ndal nga Teqja, ndërsa më pas topi shkoi mbi portë.

Në fund të takimit, e gjithë festa ishte për Elbasanin, që ngjitet në kuotën e 34 pikëve, në vendin e dytë, po aq sa Egnatia kryesuese.

LEXO EDHE: Llogaritë, titulli kampion në Shqipëri vlen mbi 1 milion euro

Verdheblutë shpresojnë në një ndalesë të rrogozhinasve në javën e fundit. Në rast se kjo ndodh, Elbasani me një fitore ndaj Vllaznisë, do të shpallej kampion. Shkodranët mbajnë vendin e tretë me 31 pikë.

Dinamo ka dalë zyrtarisht jashtë garës për titull, pas mban vendin e katërt me 27 pikë, kur ka mbetur vetëm një raund për tu luajtur.

Ndeshjet Vllaznia-Elbasani dhe Egnatia-Dinamo, do të luhen të dielën e 31 majit, duke nisur nga ora 19:00, në stadiumet “AIr Albania” dhe “Elbasan Arena”.

RENDITJA:

EGNATIA 34 pikë

ELBASANI 34 pikë

VLLAZNIA 31 pikë

DINAMO 27pikë

Post navigation

Previous: Gati firma me trajnerin, Mirel Josa konfirmon bisedimet
Next: Shkëlqeu në Superiore, Maksuti prezantohet te skuadra e re

LEXO EDHE:

1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_6245
  • Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT 27.08.2026
1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.