Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Llogaritë, titulli kampion në Shqipëri vlen mbi 1 milion euro

VETEMSPORT 24.05.2026 3 minutes read
kategoria-superiore-superliga-scaled-e1603819923268

Titulli kampion në Shqipëri këtë sezon nuk do të ketë vetëm vlerë sportive, por edhe një ndikim të madh financiar për klubin që do të triumfojë në fazën “Final 4”. Përveç trofeut dhe prestigjit që sjell fitimi i kampionatit, skuadra kampione do të përfitojë edhe të ardhura të konsiderueshme nga pjesëmarrja në kompeticionet europiane të UEFA-s.

Klubi që shpallet kampion i Shqipërisë siguron fillimisht shpërblimin prej 100 milionë lekësh të vjetra për fitimin e titullit. Megjithatë, përfitimet më të mëdha lidhen me pjesëmarrjen në kupat e Europës, aty ku UEFA garanton shpërblime financiare për çdo skuadër që merr pjesë në turet kualifikuese të kompeticioneve të saj.

Sipas skemës financiare të UEFA-s për Champions League, Europa League dhe Conference League, çdo klub përfiton 175 mijë euro për çdo tur kualifikues ku merr pjesë. Në praktikë, kampioni shqiptar e nis aventurën nga turi i parë kualifikues i Champions-it. Vetëm për pjesëmarrjen në këtë fazë, skuadra arkëton menjëherë 175 mijë euro.

Në rast se eliminohet në turin e parë, skuadra kalon automatikisht në turin e dytë kualifikues të Conference League. Edhe në këtë fazë, UEFA akordon një tjetër shumë prej 175 mijë eurosh vetëm për pjesëmarrjen. Nëse kampioni shqiptar eliminohet edhe në këtë tur, atëherë përfiton një bonus shtesë prej 350 mijë eurosh nga UEFA.

Kësaj shume i shtohet edhe bonusi prej 260 mijë eurosh që UEFA u jep kampionëve kombëtarë të vendeve më të vogla, të cilët nuk arrijnë të sigurojnë një vend në fazën e grupeve të kompeticioneve europiane. Duke llogaritur të gjitha këto përfitime, edhe në skenarin më minimal të rezultateve, kampioni i Shqipërisë mund të sigurojë rreth 960 mijë euro të ardhura vetëm nga pjesëmarrja në Europë.

Në këtë shumë nuk përfshihen të ardhurat shtesë nga shitja e biletave, sponsorët, marketingu apo të drejtat televizive, që mund të rrisin ndjeshëm fitimet e klubit gjatë sezonit europian. Për klubet shqiptare, këto të ardhura konsiderohen shumë të rëndësishme për balancimin e buxhetit dhe për ndërtimin e projekteve sportive të sezonit të ardhshëm.

Ndërkohë, edhe skuadrat e tjera që sigurojnë pjesëmarrjen në Conference League arrijnë të përfitojnë shuma të rëndësishme financiare. Një ekip që nis aventurën europiane nga turi i parë kualifikues i Conference League përfiton menjëherë 175 mijë euro vetëm për pjesëmarrjen. Në rast eliminimi në këtë fazë, UEFA akordon edhe 150 mijë euro bonus eliminimi, duke e çuar totalin në 325 mijë euro.

Post navigation

Previous: “Revolucion” te Laçi, ndryshime të shumta në Superiore
Next: “Kolonia” shqiptare në Premier League, talenti kuqezi kalon në elitën angleze

Të ngjashme

elbasani dinamo
  • Kampionati

Elbasani mposht pastër Dinamon në “Final Four”

VETEMSPORT 24.05.2026
mirel josa
  • Kampionati

Gati firma me trajnerin, Mirel Josa konfirmon bisedimet

VETEMSPORT 24.05.2026
flamurtari
  • Kampionati

Okazion për Superioren, mesfushori e mbyll te Flamurtari

VETEMSPORT 24.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

elbasani dinamo
  • Kampionati

Elbasani mposht pastër Dinamon në “Final Four”

VETEMSPORT 24.05.2026
mirel josa
  • Kampionati

Gati firma me trajnerin, Mirel Josa konfirmon bisedimet

VETEMSPORT 24.05.2026
flamurtari
  • Kampionati

Okazion për Superioren, mesfushori e mbyll te Flamurtari

VETEMSPORT 24.05.2026
xhaka sunderland
  • Bota

Një shqiptar lë Chelsea-n pa Europë, shpëton Tottenham. Verdiktet në Premier League

VETEMSPORT 24.05.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.