Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

FIFA merr vendimin drastik pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, reagon Federata

VETEMSPORT 06.11.2025 2 minutes read
Serbia Albania WCup Soccer

Albania's Rey Manaj celebrates after scoring his side's opening goal during the World Cup Group K qualifying soccer match between Serbia and Albania, at the Dubocica Stadium in Leskovac, Serbia, Saturday, Oct. 11, 2025. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Federata e Futbollit të Serbisë është dënuar nga FIFA pas ndeshjes ndaj Shqipërisë. Arsyeja lidhet me sjelljet e papërshtatshme të tifozëve gjatë ndeshjes dhe këndimit të himneve kombëtare. 

Sanksioni përfshin një gjobë prej 87,500 franga zvicerane dhe mbylljen e pjesshme të 25% të tribunave në stadiumin e Leskovacit, për sfidën kundër Letonisë. Federata serbe ka vendosur gjithashtu të mos marrë përsipër organizimin e tifozëve për ndeshjen e ardhshme me Anglinë në “Wembley”. 

Kjo masë vjen si pasojë e shqetësimeve për përsëritjen e incidenteve në transfertë. 

Në njoftimin zyrtar, Federata ka kërkuar nga tifozët që të respektojnë rregulloret dhe parimet e lojës së ndershme. Gjithashtu, është theksuar rëndësia e mbështetjes së ekipit kombëtar në mënyrë sportive dhe pa incidente.

Norka Security

NJOFTIMI I FEDERATËS:

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka marrë një vendim në lidhje me ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 midis ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë, e luajtur më 11 tetor 2025.

Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur me 87,500 franga zvicerane për sjellje të papërshtatshme nga tifozët gjatë këndimit të himneve kombëtare dhe sjellje diskriminuese nga një pjesë e publikut gjatë ndeshjes, si dhe masën e mbylljes së pjesshme të të paktën 25% të kapacitetit të tribunave(kryesisht pas portave) në ndeshjen e ardhshme të ekipit kombëtar serb në kuadër të garës së FIFA-s, kundër Letonisë në Leskovac.

Duke marrë parasysh përvojat e kaluara dhe milionat e gjobave të paguara jo vetëm kur ndeshjet luhen në fushën tonë, por edhe për shkak të incidenteve në ndeshjet jashtë fushe, Federata e Futbollit e Serbisë nuk do të marrë përsipër shitjen e organizuar të biletave për sektorin jashtë fushe në stadiumin ‘Wembley’, as nuk do të jetë përgjegjëse për sjelljen e tifozëve në ndeshjen e ardhshme me ekipin kombëtar të Anglisë.

Federata e Futbollit e Serbisë u bën thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë rregulloret dhe parimet e lojës së ndershme, si dhe të ndihmojnë ekipin kombëtar me mbështetjen e tyre në një frymë sportive dhe pa incidente.

Post navigation

Previous: Gjithçka në kohë rekord, Armand Duka inspekton punimet
Next: Vazhdojnë “firot”, dy lojtarë të tjerë braktisin Shqipërinë

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.