Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

FSHF ndryshon oraret dhe datat për javën e fundit të “Final Four”

VETEMSPORT 20.05.2026 3 minutes read
trofeu i kampionit

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar ndryshime të mundshmë për javën e fundit të “Final Four”. Shkak për këtë është bërë rivaliteti i lartë dhe varianteve të shumta të hapura në garën për titullin kampion. Pasi skenari fillestar që parashikonte festimin e titullit në përballjen midis Vllaznisë dhe Elbasanit u bë i paparashikueshëm, institucioni drejtues ka ndryshuar planin për dy takimet e javës së fundit.

FSHF ka bërë të ditur se nëse gara për vendin e parë mbetet matematikisht e hapur dhe rezultatet ndikojnë te njëra-tjetra, ndeshjet do të zhvillohen në të njëjtin orar. Ky vendim është marrë për të garantuar lojë të ndershme dhe për të shmangur çdo lloj avantazhi taktik mes skuadrave pretendente në momentin më delikat të sezonit.

Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF, nëse situata e pikëve e kërkon, sfidat përmbyllëse do të luhen paralelisht më datë 31 maj në orën 19:00. Konkretisht, takimi ndërmjet Egnatias dhe Dinamo City-t, i cili fillimisht ishte planifikuar për t’u zhvilluar më 29 maj, do të spostohet zyrtarisht për ditën e diel.

Ky duel do të zhvendoset për t’u luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, me qëllim që të mos ndikohet nga zhvillimet e sfidës tjetër. Në të njëjtën kohë, përballja e dytë mes Vllaznisë dhe AF Elbasanit do të jetë duke u luajtur në stadiumin kombëtar “Air Albania” në kryeqytet.

Ky ndryshim tregon pa përgatitjen e hershme të strukturave përballë këtij skenari dramatik, duke i detyruar ata të riorganizojnë impiantet dhe logjistikën brenda një kohe mjaft të shkurtër.

NJOFTIMI I FSHF:

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF informon se në varësi të rezultateve të ndeshjeve të kësaj jave në fazën “Final 4” të kampionatit “Abissnet Superiore”, nëse rezultati i një ndeshje mund të influencojë apo ndikojë në atë të tjetrës, atëherë dy ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë (19:00) datë 31 maj.

Në këtë rast, konkretisht ndeshja Egnatia-Dinamo City, e planifikuar për t’u luajtur më 29 maj, do të spostohet për më 31 maj në orën 19:00, në “Elbasan Arena”, duke u zhvilluar paralelisht me takimin Vllaznia-AF Elbasani, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Post navigation

Previous: Eneo Bitri rikthehet në Superiore
Next: Silvinjo reagon pas largimit nga Shqipëria: Do ju mbështes kudo që të jem

Të ngjashme

superiore
  • Kampionati

ZYRTARE/ Klubi i Superiores mbetet pa trajner, vjen “divorci”

VETEMSPORT 25.05.2026
xhaferi
  • Kampionati

Vllaznia kërkon ndihmë nga Dinamo, presidenti Xhaferi i bën lëvdata Ilir Dajës

VETEMSPORT 25.05.2026
maksuti
  • Kampionati

Shkëlqeu në Superiore, Maksuti prezantohet te skuadra e re

VETEMSPORT 25.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

Mario Mitaj
  • Bota
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Vendim drastik tek Al Ittihad, feston Mario Mitaj

VETEMSPORT 25.05.2026
allegri tare moncada furlani
  • Bota

“Tërmet” te Milani, 4 shkarkime të menjëhershme

VETEMSPORT 25.05.2026
Kosova
  • Kosova & Rajoni

Pritej te Shqipëria, Kosova fton mbrojtësin

VETEMSPORT 25.05.2026
superiore
  • Kampionati

ZYRTARE/ Klubi i Superiores mbetet pa trajner, vjen “divorci”

VETEMSPORT 25.05.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.