Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota
  • Kombëtarja

Gati firma, Mehmeti mund të bëhet lojtari më i paguar

VETEMSPORT 10.12.2025 2 minutes read
mehmeti

Kontrata e Anis Mehmetit me Bristol City do të skadojë në fund të këtij sezoni në Championship, ndërsa lojtari po kalon një formë shumë të mirë.

Sulmuesi anësor ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 19 ndeshje këtë sezon gjë që e ka rritur ndjeshëm vlerën dhe kërkesën për shërbimet e tij. Sipas të dhënave të publikuara nga Capology, lojtari përfiton aktualisht një pagë prej 9 mijë paundësh në javë, shifër që është konsideruar e ulët në raport me kontributin dhe nivelin e paraqitjeve të tij.

Pikërisht për këtë arsye, pritet që ai të kërkojë një rritje të konsiderueshme të pagës për të vazhduar aventurën në Ashton Gate. Brenda klubit ka shqetësime se mungesa e një rinovimi mund të çojë drejt largimit të tij, madje edhe gjatë merkatos së janarit, nëse Bristol City nuk arrin ta bindë me një ofertë të përmirësuar.

Interesi nga klube rivale pritet të shtohet, ndërsa ekipet e huaja do të kenë të drejtën të nisin bisedimet për një para-kontratë, çka mund ta vështirësojë edhe më shumë situatën për klubin anglez. Mediat angleze raportojnë se klubi është i gatshëm të nisë diskutimet me lojtarin për t’i dhënë një kontratë të re e madje, për ta bërë edhe lojtarin më të paguar në klub.

Me rinovimin e mundshëm, Mehmeti mund të bëhet edhe më i paguar se Luke MekNali që aktualisht merr rreth 20 mijë paund në javë, shifër kjo relativisht e lartë.

Post navigation

Previous: Vendimi i fundit nga FSHF, tifozët e kontestojnë fort. Rritet presioni
Next: Tetova shfaqet në stërvitjen e Egnatias, por do të mungojë ndaj Dinamos

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.