Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

VIDEO/ Sinan Idrizi dhe Refik Halili dhunojnë gazetarët, shikoni çfarë ndodh

VETEMSPORT 13.09.2025 2 minutes read
MixCollage-13-Sep-2025-07-49-PM-1405

Pasditen e së shtunës, në stadiumin “Selman Stërmasi”, ekipi i xhirimit të emisionit investigativ “Piranjat” u përball me një akt dhune dhe kërcënimi, teksa po kryente detyrën e tij, raporton piranjat.al

Gazetari dhe operatori ndodheshin aty për të pyetur aksionerin kryesor të kompanisë ‘Air Albania’, Sinan Idrizi, lidhur me largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave, sipas denoncimeve, nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore.

Në vend që të jepte një shpjegim mbi situatën, Idrizi reagoi në mënyrë të kundërligjshme, duke i trajtuar punonjëset pa të drejtë dhe më pas duke përdorur të njëjtën arrogancë edhe ndaj gazetarëve që kërkonin sqarime për shkarkimet. Ky qëndrim e bëri të qartë problemin real: mungesën e transparencës dhe përgjegjësisë.

Situata eskaloi edhe më tepër pasi Presidenti i klubit të Tiranës, Refik Halili, i mori me forcë telefonin gazetarit, duke e përfshirë edhe vetë në incident. Ky veprim është konsideruar si një precedent i rrezikshëm për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në vend.

Detyra e gazetarit është një detyrë publike dhe e domosdoshme për shoqërinë. Por sot ajo po cënohet hapur nga arroganca e biznesmenëve dhe dhuna e grupeve që i mbrojnë. Pavarësisht këtyre situatave, ‘Piranjat’ do të vazhdojnë misionin e tyre investigativ, duke denoncuar shkeljet dhe abuzimet.

/piranjat.al

Post navigation

Previous: Kategoria e Parë/ Skënderbeu kryeson i vetëm, Pogradeci bën presion. Shikoni renditjen
Next: Trajneri i Partizanit dërgon titullarin në tribunë, zbulohet arsyeja

LEXO EDHE:

hadroj
  • Kampionati

Dështon transferimi te Dinamo, zbardhen prapaskenat e Hadrojit

VETEMSPORT 15.09.2026
beselidhja
  • Kampionati

Largimi i Plorit, zbulohet trajneri që do të drejtojë Besëlidhjen 

VETEMSPORT 15.09.2026
skender e
  • Kampionati

Skënderbeu nuk gjen qetësi! Zbulohet vendimi i fundit nga klubi

VETEMSPORT 15.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

hadroj
  • Kampionati

Dështon transferimi te Dinamo, zbardhen prapaskenat e Hadrojit

VETEMSPORT 15.09.2026
gruda1
  • Bota

Shqipëria apo Gjermania? Lajm i madh për Grudën, merr ftesën për ndeshjet e shtatorit

VETEMSPORT 15.09.2026
dion kacuri
  • Kosova & Rajoni

E BUJSHME/ Mesfushori shqiptar braktis Zvicrën, do të luajë për vendlindjen

VETEMSPORT 15.09.2026
ervin skela
  • Bota

Fati i keq ndjek Ervin Skelën, vendim drastik për shqiptarin në Francë

VETEMSPORT 15.09.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.