Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Goditje për Kombëtaren shqiptare, lojtari humb duelin me Serbinë

VETEMSPORT 23.09.2025 1 minute read
KOMBETARJA

Marash Kumbulla do të mungojë për rreth një muaj për shkak të një dëmtimi muskulor. Mbrojtësi 25-vjeçar u lëndua në sfidën e Mallorcas ndaj Atletico Madrid më 21 shtator dhe u zëvendësua në minutën e 36-të nga Pablo Torre.

Raportimet nga Spanja bëjnë me dije se rikthimi i tij pritet pas pushimit të kombëtareve, në ndeshjen ndaj Sevillas më 18 tetor. Në këtë periudhë, Mallorca do të luajë pa të kundër Real Sociedadit, Alaves dhe Athletic Bilbaos. Lajmi nuk është pozitiv as për kombëtaren shqiptare, pasi Kumbulla do të mungojë në listën e Silvinjos për ndeshjet e tetorit. Shqipëria do të përballet me Serbinë në transfertë për eliminatoret e Botërorit 2026 dhe më pas me Jordaninë në një miqësore.

Mungesa e tij pritet të jetë një boshllëk i ndjeshëm në repartin difensiv. Nëse rikuperimi ecën sipas planit, lojtari do të jetë gati për pjesën e dytë të tetorit.

/Cna

Post navigation

Previous: FIFA me “dorë të hekurt”, dënohen dy klubet shqiptare
Next: Formacionet zyrtare, Broja e nis titullar në Angli

LEXO EDHE:

mehmeti
  • Kombëtarja

Klubi anglez tenton Mehmetin, zbulohet oferta e majme

VETEMSPORT 29.08.2026
tolaj
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Pritet te Shqipëria, sulmuesi shënon në Angli

VETEMSPORT 29.08.2026
auto_arber-hoxha1779286928
  • Bota
  • Kombëtarja

“Ngjarje e rëndë”, Arbër Hoxha përfundon në UEFA

VETEMSPORT 29.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

vllaznia
  • Kampionati

Anulohen dy gola në shtesë në Elbasani-Vllaznia, “tronditet” Partizani. Si ndryshon renditja

VETEMSPORT 29.08.2026
mehmeti
  • Kombëtarja

Klubi anglez tenton Mehmetin, zbulohet oferta e majme

VETEMSPORT 29.08.2026
MixCollage-29-Aug-2026-05-50-PM-5920
  • Kampionati

Elbasani-Vllaznia dhe Partizani-Laçi

VETEMSPORT 29.08.2026
superiore
  • Kampionati

Elbasani-Vllaznia dhe Partizani-Laçi, zbulohen formacionet zyrtare

VETEMSPORT 29.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.