
Dinamo ka qenë në kërkim të një mbrojtësi krahu që në fillim të merkatos, por ky repart nuk ka qenë prioritet.
Situata ka ndryshuar pas dëmtimit të Maliqit, duke detyruar klubin të rishikojë planet. Në këto kushte, drejtuesit blu po mendojnë rikthimin e ish-mbrojtësit të Partizanit, Andi Hadrojt në Superiore.
Mbrojtësi i krahut është aktualisht pjesë e Polisanit në Ukrainë. Gjatë këtij sezoni, Hadroj nuk ka pasur aktivizim të rregullt me skuadrën e tij.
Në disa ndeshje ai ka qëndruar në stolin e rezervave dhe është stërvitur edhe me ekipin e dytë. Një rikthim në kampionatin shqiptar do t’i jepte mundësi për më shumë minuta aktivizimi.
Njëkohësisht, ai mund të përforconte alternativat e Dinamos në garën për titullin kampion.






