Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kosova & Rajoni

Historike! Një skuadër shqiptare siguron grupet

VETEMSPORT 21.07.2025 2 minutes read
champions

Sezoni aktual i kompeticioneve europiane ofron një mundësi të veçantë për dy skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit, që përfaqësojnë respektivisht këto dy vende në garat e UEFA-s, janë ende në rrugëtimin e tyre në Champions Ligë, ku do të luajnë në turin e dytë kualifikues. Shkëndija luan me ekipin rumun të Steaua Bukuresht, ndërsa Drita do të ketë përballë skuadrën daneze të Kophenagen.

Në rast eliminimi nga kjo fazë e Champions-it, rrugëtimi europian i tyre nuk përfundon. Sipas rregullores së UEFA-s dhe siç është përcaktuar nga shorti, të dyja skuadrat do të zbresin në Europa Ligë dhe do të përballen mes tyre në turin e tretë kualifikues të këtij kompeticioni, sipas asaj që vendosi shorti.

Kjo përballje e drejtpërdrejtë mes dy klubeve shqiptare siguron që njëra prej tyre do të vazhdojë më tej.

Norka Security

Fituesi i përballjes Shkëndija-Drita në Europa Ligë do të kualifikohet për në fazën “play-off” të këtij turneu.

Nëse skuadra që kalon këtë tur nuk arrin të sigurojë kualifikimin për në fazën e grupeve të Europa Ligës, ajo do të kalojë automatikisht në grupet e Ligës së Konferencës, duke pasur të siguruar pjesëmarrjen në një kompeticion europian për klube. Kjo e bën të sigurt që minimumi, një prej këtyre dy skuadrave do të jetë pjesë e fazës së grupeve.

Ndërkohë, ekziston gjithashtu mundësia teorike që të dyja skuadrat të arrijnë në fazat e grupeve, nëse arrijnë të mposhtin kundërshtarët aktualë në Champions Ligë ose përparojnë më tej në rrugët alternative që ofrojnë Europa Ligë dhe Konferencë Ligë.

Në rast se Drita ose Shkëndija, ia dalin të kalojnë turin e dytë në Champions, do të vazhdojnë rrugëtimin në këtë kompeticion, diçka që gjithashtu ua siguron fazën e grupeve të një turneu europian.

Post navigation

Previous: Miqësore në shtator, zyrtarizohet kundërshtari i Shqipërisë
Next: Conference Legue/ Short “ferri” për Egnatian, Vllazninë dhe Dinamon

LEXO EDHE:

topi superlige kosova
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Humbja nuk kapërdihet, shkarkohet trajneri i Superligës

VETEMSPORT 11.10.2026
guardiola
  • Kosova & Rajoni

E BUJSHME/ Klubi shqiptar i bën ofertë Guardiolës

VETEMSPORT 07.10.2026
brdaric martini
  • Kosova & Rajoni

Vllaznia e largoi, trajneri ikën nga Superliga dhe firmos me ekipin e ri

VETEMSPORT 07.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.