Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
“Boom” fitimesh te klubi i Superiores, arkëtohen 4.5 mln euroZYRTARE/ Situata e rënduar, merret vendimi për Flamurtari-BesaHumbja me Tiranën, trajneri Ahmataj bën deklaratën e papriturNdeshja Dinamo-PartizaniPolemika, gola dhe shtyllë! Mbyllet Tirana-Skënderbeu, ja renditjaPogradeci i jep “leksion” Ilirisë, si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Egnatia
Kampionati

“Boom” fitimesh te klubi i Superiores, arkëtohen 4.5 mln euro

Publikuar

Egnatia ka përfituar deri tani 4 milionë e 536 mijë euro në total nga UEFA. Bëhet fjalë vetëm për fazën korrik-nëntor. Fitorja ndaj Linkolnit ka shtuar…

Egnatia ka përfituar deri tani 4 milionë e 536 mijë euro në total nga UEFA. Bëhet fjalë vetëm për fazën korrik-nëntor. Fitorja ndaj Linkolnit ka shtuar financat, teksa për t’u luajtur në dhjetor janë sfidat me Kauno Zalgiris dhe Bragën.

Plot 3,17 milionë euro u përfituan për kualifikimin në Ligën e Konferencës. Më parë katër ture kishin vlerë nga 175 mijë euro, që u përkthyen me 700 mijë euro në total. Shifrat e tjera erdhën në katër raundet e fazës së kampionatit të Ligës së Konferencës.

Konkretisht bëhet fjalë për 400 mijë euro që solli fitorja ndaj Linkoln Red Imps. Në anën tjetër dy barazimet ndaj Midtjilland dhe Arhus, nga 133 mijë euro, dhanë një total prej 266 mijë euro.
Me llogari të thjeshta, pa përfshirë të ardhura të tjera nga të drejtat televizive dhe komerciale, Egnatia ka përfituar minimalisht 4 milionë e 536 mijë euro. Një rekord i ri ky nëse bëhet fjalë vetëm për shpërblimet nga UEFA, pasi as Skënderbeu nuk i kalonte 4 milionë euro më parë. Ndërkohë bashkë me të drejtat televizive dhe komerciale, korçarët kalonin 6 milionë euro. Tek Egnatia do të mbeten për t’u konfirmuar edhe pjesa e tyre.

Shpërblimi për Egnatian vetëm nga UEFA është i sigurt që do të rritet. Duhet thënë kështu, pasi do të akordohet edhe bonusi i lidhur me pozicionin përfundimtar në renditje. Një shifër e konsiderueshme që aktualisht qëndron në 448 mijë euro.

Norka Security

Po ashtu do të jetë edhe një tjetër shumë që vjen nga rishpërndarja e barazimeve, që deri tani llogaritet 38 mijë euro. Në përfundim të fazës së ligës, Egnatia synon që t’i ketë kaluar 5 milionë euro. Një sezon ëndrrash për kampionët e Shqipërisë nën drejtimin e Nevil Dedes.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme