Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Humbi tragjikisht vajzën e vogël, Alvarez merr vendimin te Tirana

VETEMSPORT 20.02.2026 2 minutes read
ALVAREZ1

Klubi i Tiranës ka mirëpritur rikthimin e mesfushorit Fredi Alvarez në kryeqytet, pas periudhës më të vështirë të jetës së tij. Më 24 janar të këtij viti, 30-vjeçari humbi tragjikisht vajzën e tij të vogël, një ngjarje që tronditi thellë ambientin bardheblu dhe mbarë opinionin publik.

Pas një muaji qëndrimi në vendlindjen e tij, Kosta Rika, ku u përpoq të përballonte dhimbjen e madhe pranë njerëzve të tij të dashur, Alvarez ka vendosur të kthehet në Shqipëri për të respektuar kontratën dhe për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, Alvarez ndau me ndjekësit vështirësinë e të jetuarit me këtë humbje, duke u shprehur se “pikëllimi nuk ka orë” dhe se çdo kujtim sjell një “lëmsh në fyt që dhemb shumë”.

Megjithatë, rikthimi i tij në fushën e stërvitjes konsiderohet si një akt i lartë profesionalizmi dhe force karakteri. Ardhja e tij në fillim të janarit ishte parashikuar si një përforcim cilësor për mesfushën e Tiranës, dhe tashmë prezenca e tij shihet si një impuls emocional dhe teknik për ekipin në këtë fazë vendimtare të kampionatit.

Post navigation

Previous: “Tronditet” Interi, titullari mungon ndaj Milanit. Humb 9 ndeshje
Next: Nuk ka qetësi për Brojën, vjen lajmi i keq nga Anglia

LEXO EDHE:

policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E BUJSHME/ Skënderbeu-Dinamo në rrezik, drejt largimit nga Korça

VETEMSPORT 26.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E BUJSHME/ Skënderbeu-Dinamo në rrezik, drejt largimit nga Korça

VETEMSPORT 26.08.2026
topi superlige kosova
  • Kampionati

ZYRTARE/ E papritur, trajneri largohet nga pretendentët e Superligës

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.