Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Incidentet në Elbasani-Tirana, Disiplina zbulon vendimet

VETEMSPORT 12.05.2026 3 minutes read
Elbasani Tirana

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë publike masat ndëshkimore pas incidenteve të ndodhura në stadiumin “Elbasan Arena”.

Klubet e Elbasanit dhe Tiranës janë dënuar me nga dy ndeshje pa praninë e tifozëve në stadiumet respektive.

AF Elbasani do të paguajë një gjobë prej 500 mijë lekësh për dështim në garantimin e rendit dhe lejim të personave të paautorizuar në fushë. Zbatimi i masës së ndeshjeve pa spektatorë për klubin elbasanas do të nisë në sezonin sportiv 2026–2027.

Nga ana tjetër, KF Tirana u ndëshkua me 300 mijë lekë gjobë për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe rrezikim të sigurisë.

Disiplina ka gjobitur edhe KF Sopotin me 300 mijë lekë për hedhje sendesh dhe kore fyese gjatë takimit. Zyrtari i Bylisit, Arbër Sino, është pezulluar me katër ndeshje nga aktiviteti për sjellje josportive ndaj arbitrave.

Gjithashtu, është njoftuar çelja e një hetimi disiplinor për incidentet në ndeshjen e moshave mes Partizanit dhe Tiranës. Lidhur me kërkesën e Kukësit për aktivizim të parregullt lojtarësh, Komisioni e ka rrëzuar atë si të pabazuar.

VENDIMET:

1. AF Elbasani, për dështim në garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të shoqëruar me hedhje sendesh në fushën e lojës dhe rrezikim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve në stadiumin përkatës.

Zbatimi i masës disiplinore për zhvillimin e ndeshjeve pa spektatorë do të fillojë në sezonin sportiv 2026–2027.

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, të shfaqur me hyrje të paautorizuar në fushën e lojës, hedhje sendesh në fushën e lojës, si dhe rrezikim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve në stadiumin përkatës.

3. KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, të shoqëruar me hedhje sendesh në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, si dhe përdorim të koreve fyese, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE-së, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE-së, gjoba reduktohet në masën 20%.

4. Zyrtari i KF Bylis, Arbër Sino, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen FK Partizani U-18 kunder KF Tirana U-18.

6. Rrëzimin e kërkesës së FK Kukësi lidhur me pretendimin për aktivizimin e lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë, si të pabazuar në dispozitat e Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ FSHF del me njoftim, ja cila skuadër e merr vendin e Bylis B në Kategorinë e Parë
Next: Butrinti del kundër vendimit të FSHF-së

Të ngjashme

ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026
tirana1
  • Kampionati

Merkato e bllokuar, zbulohet lista e lojtarëve të Tiranës ndaj Egnatias

VETEMSPORT 23.08.2026
tirana1
  • Kampionati

Merkato e bllokuar, Tirana mëson vendimin pak orë para ndeshjes me Egnatian

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
jasir asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin në Iran

VETEMSPORT 23.08.2026
Edon Zhegrova
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

Zhegrova nuk bind, Spalletti e “gozhdon” në stol

VETEMSPORT 23.08.2026
ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.