Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

ZYRTARE/ FSHF del me njoftim, ja cila skuadër e merr vendin e Bylis B në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 12.05.2026 2 minutes read
IMG_3665

Në përfundim të kampionatit “Abissnet Superiore” rezulton se ekipi i KF Bylis është renditur në vendin e 9-të dhe zbret në Kategorinë e Parë. Në të njëjtën kohë KF Bylis B ka fituar ndeshjet e play-off të Kategorisë së Dytë.

Referuar Nenit 24.7 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, pjesëmarrja e dy ekipeve të të njëjtit klub në të njëjtën kategori nuk lejohet. Gjithashtu, Neni 24.8 përcakton se, në rastet kur ekipi “A” zbret në kategorinë ku ndodhet ekipi “B”, atëherë ekipi “B” zbret automatikisht një kategori më poshtë.

Për rrjedhojë, pavarësisht rezultatit sportiv të arritur, KF Bylis B nuk mund të marrë pjesë në Kategorinë e Parë dhe do të rikthehet në Kategorinë e Dytë për sezonin sportiv 2026/27.

Duke qenë se rregulloret parashikojnë pasojën për KF Bylis B, por nuk përcaktojnë shprehimisht mënyrën e plotësimit të vendit vakant në Kategorinë e Parë në një situatë të tillë, sipas nenit 41 të Statutit të FSHF në këto raste çështja kalon për shqyrtim të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Pas propozimit të Komisionit të Ligave dhe Garave dhe Komisionit Ligjor, Komiteti Ekzekutiv vendosi zhvillimin e një ndeshjeje të vetme play-off ndërmjet KF Kukësi dhe KF Butrinti, në territor asnjanës, për të përcaktuar ekipin që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë në sezonin sportiv 2026/27.

Detajet mbi datën, orarin dhe stadiumin e zhvillimit të kësaj ndeshjeje do të bëhen publike në vijim nga Departamenti i Garave të FSHF.

Post navigation

Previous: Pogradeci mposht Besën, sfidon Teutën për Superioren
Next: Incidentet në Elbasani-Tirana, Disiplina zbulon vendimet

Të ngjashme

Teuta
  • Kampionati

Ndryshon orari për ndeshjen Teuta-Pogradeci

VETEMSPORT 13.05.2026
lushnja
  • Kampionati

Paqartësi për shitjen e klubit të Lushnjës

VETEMSPORT 13.05.2026
flamurtari
  • Kampionati

Rënia nga kategoria sjell revolucion te Flamurtari

VETEMSPORT 13.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

jose mourinho
  • Bota

Mourinho drejt rikthimit te Real Madrid

VETEMSPORT 13.05.2026
mallorca espanyol
  • Bota

La Liga, 14 ekipe rrezikojnë mbijetesën

VETEMSPORT 13.05.2026
Teuta
  • Kampionati

Ndryshon orari për ndeshjen Teuta-Pogradeci

VETEMSPORT 13.05.2026
arber hoxha
  • Kombëtarja

Arbër Hoxha nuk do të transferohet në Poloni

VETEMSPORT 13.05.2026

Privacy Policy | Terms and Conditions | info@vetemsport.com
by AF themes.