Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Ish-futbollisti zbulon situatën te Vllaznia: Kanë marrë vetëm dy rroga

VETEMSPORT 18.05.2026 3 minutes read
vllaznia

Një krizë e brendshme dhe mungesa e harmonisë po ndikojnë negativisht te skuadra e Vllaznisë pas nisjes së fazës “Final Four”. Ish-futbollisti shkodran, Luan Shpuza, ka bërë një analizë të situatës ku ka radhitur disa nga faktorët kryesorë që kanë sjellë këtë rënie të ekipit.

Sipas tij, problemet e mëdha financiare janë një nga pikat më kritike, pasi lojtarët kanë marrë vetëm dy paga përgjatë një periudhe tetëmujore. Kjo situatë është rënduar edhe më shumë nga trajtimi i diferencuar, ku vetëm dy anëtarë të skuadrës janë paguar rregullisht.

Përveç anës financiare, brenda grupit ka pasur përçarje dhe konflikte të ashpra fizike, siç ishte rasti i përplasjes mes lojtarëve Bismark dhe Bajrami.

“Situata te Vllaznia dihet se nuk është krejt normale. Siç e nisëm të gjithë, kemi pasur euforinë e zakonshme që e kemi prej 4-5 vitesh. Vllaznia nga euforia e madhe, nga dehja që do dalim kampion, nga dëshira e madhe e shumë shkodranëve që është edhe e imja personale, për momentin ka gabuar shumë pika.

Qysh në momentin që ka probleme financiare në radhë të parë. Sepse ka 8 muaj që merren vetëm 2 rroga dhe e keqja e madhe është që është përçarë, që me Bismark. Bismark kishte grindje, janë rrahur në ekip disa ditë më parë, me Bajramin. Dhe kanë pasur shumë konflikte brenda, që dy vetë marrin rrogat, të gjithë të tjerët nuk marrin rroga”, deklaroi Shpuza.

Sipas ish-lojtarit, humbja e unitetit u konfirmua qartë edhe në ndeshjen e fundit kundër Dinamos. Aktualisht, mungesa e korrektësisë nga drejtuesit ka bërë që skuadra të mos funksionojë si një grup i bashkuar në këtë fazë vendimtare.

“Pra problemi është që ka një krizë të brendshme, nuk është në harmoni ekipi siç ishte deri pak kohë më parë, si e pritnim të gjithë. Në aspektin teknik, trajneri i ka vendosur në pah oshilacionet dhe ka pasur debate me shumë njerëz, por nuk është e drejtë që presidenti t’ia lërë stafin e trajnerit dopio gjashtën në dorë. Pra Vllaznia nuk ka qenë korrekte, presidenti nuk ka qenë korrekt.

Dhe në ndeshjet e fundit, që me Bylisin, me Flamurtarin atje, se me Flamurtarin këtu e përdorën si patën qejf vetë, me Vorën atje barazim… prapë kaluam në Final 4. Aty nuk treguam veten me Dinamon se kush jemi. Pra ka diçka që nuk ecën, ekipi nuk është në unitet dhe harmoni të plotë”, deklaroi Shpuza.

IMG_6245
Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT
27.08.2026
1
Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT
27.08.2026
policia
Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT
26.08.2026
sembene
Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT
26.08.2026
skenderbeu
Kampionati

E BUJSHME/ Skënderbeu-Dinamo në rrezik, drejt largimit nga Korça

VETEMSPORT
26.08.2026
topi superlige kosova
Kampionati

ZYRTARE/ E papritur, trajneri largohet nga pretendentët e Superligës

VETEMSPORT
26.08.2026

Post navigation

Previous: Vllaznia përfiton nga rregullorja në “Final Four”
Next: Partizani U-19 fiton Kupën e Shqipërisë, sukses i pastër në finale

LEXO EDHE:

1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_6245
  • Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT 27.08.2026
1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.