Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Laçi pa fat ndaj Elbasanit, barazim në Partizani-Teuta. Si ndryshon renditja

VETEMSPORT 22.08.2026 2 minutes read
teuta partizani

Nuk prodhuan fitues dy ndeshjet e Superiores, të vlefshme për javën e parë.

Elbasani barazoi 1-1 ndaj Laçit në transfertë, në një ndeshje shumë të luftuar. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta ishte tjetër histori.

Elbasani gjeti avantazhin në minjtën e 56-të, falë golit të shënuar nga Rubin Hebaj me penallti. Laçi nuk u dorëzua dhe gjeti barazimin me një supergol.

Në minutën e 85-të, Cena i mahniti të gjithë me një gjuajtje nga jashtë zone, e cila u ndal në fundin e rrjetës.

Norka Security

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, pavarësisht një tranverse te kurbinasve dhe ekipet u detyruan të ndajnë nga një pikë mes tyre.

KLIKO KETU: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

Nuk prodhoi fitues as dueli mes Partizanit dhe Teutës, sfidë e cila u mbyll në barazim pa gola. Durrsakët kishin disa raste të mira, si ai i pjesës së parë, ku Sherif Kallaku gaboi nga penalltia. Gjuajtja e fantazistit u përplas në shtyllë.

Në fund të pjesës së parë, Partizani mbeti me 10 lojtarë, pasi Human u ndëshkua me të kuq për gjest antisportiv.

Bregdetarët nuk e shfrytëzuan dot superioritetin numerik, kjo edhe për shkak të pritjeve të shkëlqyera nga Qirko.

Post navigation

Previous: Penallti e humbur, gol i anuluar dhe karton i kuq! Çfarë ndodhi në pjesët e para
Next: Trajneri “trondit” Tiranën, në rrezik ndeshja ndaj Egnatias

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.