
Tirana ndodhet në një situatë kritike përpara përballjes me Egnatian, pasi merkatoja e bardhebluve mbetet e bllokuar.
Ngërçi ka ardhur si pasojë e problemeve me pagat ndaj ish-trajnerit Roberto Bordin. Edhe pse drejtuesit e klubit kryeqytetas e kanë dërguar pagesën e fundit në adresë të tij, tekniku italian nuk e ka konfirmuar ende marrjen e shumës pranë FIFA-s dhe refuzon kontaktet direkte.
Kjo situatë pengon federimin e afrimeve të reja si Ardit Krymi, Bernard Berisha, Drilon Hazrollaj, Kis, Daci, Ilievski, Vitija e Colley.
Me udhëtimin drejt Rrogozhinës të planifikuar për nesër, Tirana shpreson deri në minutat e fundit për një zgjidhje, në mënyrë që të shmangë një skenar të ngjashëm me atë të Skënderbeut.






