
Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim ironik gjatë pushimeve të tij në Maldive.
Cana ka publikuar një fotografi ku shfaqet i veshur me fanellën zyrtare të kombëtares së Maldiveve, duke bërë një batutë drejtuar llogarisë zyrtare të tyre.
Përmes mesazhit të tij, ai pyeti me shaka nëse ekipi kishte nevojë për një qendërmbrojtës, duke theksuar se ishte gati për çdo rast. Ish-mbrojtësi ndodhet aktualisht në këtë destinacion ekzotik për pushime së bashku me familjen e tij.

Cana ka falënderuar gjithashtu stafin e resortit ku po qëndron për mikpritjen dhe dhuratën simbolike. Megjithëse i tërhequr prej vitesh nga futbolli i luajtur, ish-kapiteni tregon se mbetet gjithnjë i lidhur me sportin, qoftë edhe përmes shakave të tilla.






