Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Lukaku rrezikon Botërorin me Belgjikën

VETEMSPORT 08.05.2026 2 minutes read
Romelu Lukaku

Kriza mes Romelu Lukaku-t dhe Napoli-t vazhdon të thellohet, ndërsa e ardhmja e sulmuesit belg duket gjithnjë e më larg klubit italian. Situata është tensionuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit, pas vendimit të lojtarit për t’u larguar drejt Belgjikës në fund të muajit mars për t’u stërvitur individualisht, pa miratimin e klubit dhe stafit mjekësor të Napoli-t.

Synimi i Lukaku-t ishte rikuperimi fizik dhe rikthimi në formën më të mirë të mundshme, në funksion të Botërorit me kombëtaren belge. Megjithatë, kjo lëvizje nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Napoli-t, të cilët e konsiderojnë situatën si një veprim jashtë rregullave të klubit. Problemet nuk lidhen vetëm me klubin. Sipas mediave italiane, situata e sulmuesit ka krijuar shqetësim edhe te kombëtarja belge. Trajneri Rudi Garcia kërkon garanci për gjendjen fizike të lojtarit dhe dëshiron që Lukaku të zhvillojë të paktën një ndeshje zyrtare përpara se të marrë një vendim për grumbullimin e tij në Botëror.

Në këtë moment, rikthimi i sulmuesit në fushë me fanellën e Napoli-t mbetet shumë i vështirë. Edhe pse raportohet se ka pasur një takim pajtues mes Lukaku-t dhe trajnerit Antonio Conte, marrëdhënia mes palëve vazhdon të jetë e ftohtë. Sulmuesi belg nuk pritet të jetë pjesë e skuadrës për sfidën ndaj Bologna-s, ndërsa ekziston mundësia që të aktivizohet në ndeshjet ndaj Pisa-s ose Udinese-s.

Këto takime mund të jenë edhe ndeshjet e fundit të Lukaku-t me fanellën e kaltër përpara tifozëve në stadiumin “Diego Armando Maradona“. Sulmuesi ishte afruar me pritshmëri të mëdha dhe konsiderohej si një nga lojëtari që do të udhëhiqte skuadrën drejt objektivave të sezonit, por situata aktuale ka ndryshuar plotësisht planet e klubit. Ndërkohë, spekulimet për të ardhmen e belgut janë shtuar; për Lukaku-n flitet për një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite, ku disa klube janë të gatshme të investojnë për kartonin dhe pagën e tij. Një tjetër mundësi mbetet edhe rikthimi në Premier League, te një skuadër e nivelit mesatar, pas eksperiencave të mëparshme në futbollin anglez. Napoli dhe Lukaku duket se po shkojnë drejt ndarjes përfundimtare.

Norka Security

Post navigation

Previous: Gattuso përgatit rikthimin në pankinë, i del emri në Serie A
Next: Pritej firma te Juventusi, ndalet rinovimi. Dy klube ndjekin Vlahovic

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.