
Transferim në Serie A? Në Itali “zbulojnë” skuadrën e Manajt
Pak ditë më parë, Rey Manaj vendosi të prishte kontratën me Sivasspor, duke përfunduar si futbollist i lirë. Një vendim që erdhi në një moment që askush…
Pak ditë më parë, Rey Manaj vendosi të prishte kontratën me Sivasspor, duke përfunduar si futbollist i lirë. Një vendim që erdhi në një moment që askush se priste, por i detyruar nga një sërë rrethanash që prekën interesat e vetë sulmuesit shqiptar. Tashmë që kapitulli me ekipin e Ligës së Parë turke u mbyll, për Manajn hapen mundësi të reja.
Tashmë që përgjegjësitë për ofertat ia ka atribuar menaxherit të ri, Fali Ramadani, një sërë hipotezash për një transferim në LaLiga apo në Itali. Nuk përjashtohen as interesimet që mund të vijnë nga Superliga turke, ndërsa do të jetë e vështirë që Manaj do të pranonte sërish një tjetër skuadër që militon në Ligën e Parë.
Në Itali, sakaq, mediat përmendin Leccen si një sugjerim për të ardhmen e Rey Manajt. Është “Calcio Lecce” që shkruan se sulmuesi është monitoruar si mundësi për merkaton e ardhshme. Edhe pse në statusin aktual, nuk përflitet për gjëra konkrete dhe as diskutime, agjenti Ramadani mund t’ia sugjerojë klientin e tij klubit në fjalë.
Nëse do të arrihej me sukses ky operacion, Rey Manaj do të ishte shok skuadre me Medon Berishën, një tjetër futbollist të Kombëtares shqiptare. Nevoja për sulmues ekziston në radhët e italianëve dhe një lojtar me cilësitë e Manajt do t’i shërbente shumë një skuadre që ndodhet në situatë delikate, vetëm 3 pikë nga “zona e ftohtë”.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





