Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Të Tjera

“Me keqardhje ju njoftoj se…”, Jurgen Uldedajt i ndodh e papritura para ndeshjes më të rëndësishme në karrierë

VETEMSPORT 20.10.2026 2 minutes read
uldedaj

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj, ka dhënë lajmin e keq se ndeshja për titullin “IBO World Cruiserweight Champion” ndaj Blake Caparello, e planifikuar më datën 23 tetor, Tiranë, është shtyrë për shkak të një problemi të vogël fizik. Po ashtu, një tjetër arsye përkon me gjendjen shqetësuese në Tiranë, protestat masive.

“Me keqardhje, ju njoftoj se ndeshja ime për mbrojtjen e titullit botëror IBO World Cruiserweight Champion, e planifikuar më 23 tetor në Tiranë, shtyhet për një datë të re brenda vitit 2026.

Për shkak të një dëmtimi të vogël gjatë sparring-ut dhe të situatës që po përjeton vendi ynë, vendimi është koordinuar me IBO-në dhe është marrë me mirëkuptimin e Blake Caparello dhe timin.

Për mua, Shqipëria është mbi çdo titull dhe fitore personale. Nuk do ta ndieja të drejtë të festoja në ring, ndërsa bashkëkombësit e mi protestojnë për të drejtat e tyre dhe vendi kalon momente të vështira.

Norka Security

Respektoj të drejtën e qytetarëve për të ngritur zërin dhe vlerësoj Policinë e Shtetit në punën e vështirë për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Ëndrra ime për ta mbrojtur titullin në atdhe vazhdon. Do të kthehem në ring për të ngritur lart flamurin kuqezi, në një moment kur të gjithë të mund ta përjetojmë këtë ngjarje me krenari.

Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për qetësi dhe respekt. Faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin! Jurgen Uldedaj”, shkruan boksieri shqiptar.

Më herët, Uldedaj ka bërë të ditur se ndaj rivalit Blake Caparello do të jetë ndeshja më e rëndësishme në karrierë, por që do të duhet të presë një moment të dytë.

Post navigation

Previous: U afrua me bujë, sulmuesi bëhet çështje te Dinamo
Next: VIDEO/ Goooool Stavro Pilo, i shënon Cityt në Champions

LEXO EDHE:

protesta
  • Të Tjera

Doli në protestë, Partizani e shkarkon menjëherë

VETEMSPORT 20.10.2026
qeveria
  • Të Tjera

Absurde! Qeveria merr vendimin drastik për futbollin shqiptar

VETEMSPORT 12.10.2026
nelson hysa
  • Të Tjera

Konfirmohet dueli i madh, kampioni i boksit do të përballet me shqiptarin

VETEMSPORT 28.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

Screenshot
  • Kombëtarja

VIDEO/ Goooool Stavro Pilo, i shënon Cityt në Champions

VETEMSPORT 20.10.2026
uldedaj
  • Të Tjera

“Me keqardhje ju njoftoj se…”, Jurgen Uldedajt i ndodh e papritura para ndeshjes më të rëndësishme në karrierë

VETEMSPORT 20.10.2026
dinamoo
  • Kampionati

U afrua me bujë, sulmuesi bëhet çështje te Dinamo

VETEMSPORT 20.10.2026
protesta
  • Të Tjera

Doli në protestë, Partizani e shkarkon menjëherë

VETEMSPORT 20.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.