Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Merkato e bllokuar, zbulohet lista e lojtarëve të Tiranës ndaj Egnatias

VETEMSPORT 23.08.2026 2 minutes read
tirana1

Tirana e nis sezonin e ri në një situatë aspak të zakonshme. Bardheblutë do të zbresin në fushë përballë kampionëve të Egnatias, por trajneri Dean Klafuriç do të ketë në dispozicion një grup të reduktuar prej vetëm 16 lojtarësh.

Arsyeja? Afrimet e merkatos së verës ende nuk janë federuar, për shkak të bllokimit të merkatos së Tiranës. Në këto kushte, akademia bëhet shpëtimi i bardhebluve dhe Klafuriç detyrohet t’u besojë edhe lojtarëve të rinj për një nga sfidat më të vështira të startit të kampionatit.

Situata është e pazakontë për një klub me peshën dhe historinë e Tiranës. Në një sezon që shënon edicionin e 88-të të Superiores, bardheblutë e nisin aventurën me një skuadër të cunguar dhe pa mundësinë për të aktivizuar një pjesë të rëndësishme të afrimeve të verës.

Ky nuk është rasti i parë i një skuadre që përballet me probleme të tilla në start. Edhe Skënderbeu u shfaq në një situatë të ngjashme, por korçarët arritën të zhvillonin një paraqitje dinjitoze përballë Vllaznisë. Për Tiranën, megjithatë, situata është edhe më e ndjeshme, duke pasur parasysh pritshmëritë dhe objektivat e klubit.

Përballë do të jetë Egnatia, kampionia në fuqi, e cila vjen gjithashtu pas një angazhimi të rëndësishëm në Europë. Rrogozhinasit vetëm pak ditë më parë barazuan ndaj Lillestrom në ndeshjen e play-off-it të Ligës së Europës, por tashmë duhet të kthejnë vëmendjen te kampionati.

Lista e lojtarëve të gatshëm deri tani është:

Visar Bekaj, Klajdi Kuka, Luçiano Vera, Basilio Ndong, Serxho Vogli, Ermal Meta, Fredi Alvarez, Patrik Mysloviç, Redon Xhixha, Etien Tare, Serxho Prendi, Olti Qerimaj, Aimar Bami, Rejan Cali, Kleo Lika dhe Mateo Maci.

Post navigation

Previous: Merkato e bllokuar, Tirana mëson vendimin pak orë para ndeshjes me Egnatian
Next: Vetëm dy ndeshje në stol, trajneri i Superligës rrezikon shkarkimin

Të ngjashme

ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026
tirana1
  • Kampionati

Merkato e bllokuar, Tirana mëson vendimin pak orë para ndeshjes me Egnatian

VETEMSPORT 23.08.2026
TIRANA VORA
  • Kampionati

Trajneri “trondit” Tiranën, në rrezik ndeshja ndaj Egnatias

VETEMSPORT 22.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026
jasir asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin në Iran

VETEMSPORT 23.08.2026
Edon Zhegrova
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

Zhegrova nuk bind, Spalletti e “gozhdon” në stol

VETEMSPORT 23.08.2026
ismajlgeci
  • Kampionati
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Nuk ka dyshime, Ismajlgeci firmos me klubin e Superligës

VETEMSPORT 23.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.