
Shqipëria u mposht edhe në miqësoren e dytë të qershorit. Ashtu si ndaj Izraelit, edhe ndaj Luksemburgut, kuqezinjtë u mundën me rezultatin 1-0 në “Air Albania”.
Vendosi një gol i shënuar nga Daniel Sinani në minutën e 8-të, pas një përgjumje të mbrojtjes së Shqipërisë.
Pas golit, Kombëtarja shqiptare tentoi të reagojë, por ishte e pasaktë në rastet e saj, të krijuara nga Asllani, Gjimshiti, Uzuni dhe Seferi
Një nisje e vështirë e aventurës për trajnerin e ri Rolando Maran, i cili në dy ndeshjet e para në stol, regjistron dy humbje.
Kombëtarja kuqezi do të rikthehet në fushë në muajin shtator, për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku trajneri i ri, do të ketë një ide më të qartë për grupin e lojtarëve.
SHQIPËRI-LUKSEMBURG 0-1
8′ Sinani
NGJARJET KRYESORE
Mbyllet ndeshja.
85’ – Kundërsulm i Luksemburgut. Miqtë mbajnë topin në zonën e Shqipërisë. Arrijnë të gjuajnë, por topi pritet nga Sherri.
79’ – Broja mban topin në anën e majtë të zonës së Luksemburgut. Pason topin pa një objektiv të qartë, por askush nuk e prek atë, duke shkuar jashtë.
78’- Një top i dhuruar mjaft bukur për Kristian Shpendin, që gjendet në majën e sulmit. Shpendi nuk kontrollon dot topin, që del jashtë. Mirëpo, anësori akordon edhe për pozicion jashtë loje.
75’ – Vazhdon presioni i Shqipërisë në zonën e rreptësisë së Luksemburgut. Hysaj driblon disa kundërshtarë, por në fund humbet topin.
63’ Asllani dhe Hoxha lënë fushën e lojës, duke i bërë vend Pajazitit dhe Brojës.
62’ Sinani provon portën me një gjuajtje në kufijtë e zonës, Sherri është përsëri shpëtimtar. (VIDEO)
57’ Asllani sheh portierin të dalë nga porta dhe tenton golin nga gjysmëfusha, por duke mos gjetur katërkëndorin. (VIDEO)
52’ Miqtë rrezikojnë me një goditje dënimi, por Karlson për fat nuk gjen portën e Sherrit. (VIDEO)
51’ Ajeti nis një top interesant për Uzunin i cili mundohet ta kthejë drejt portës me një gjuajtje të rrezikshme, por sfera shkon jashtë. Aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
46’ Ramadani, Pllana, Laçi dhe Bajrami lënë fushën e lojës, duke i bërë vend Shehut, Ajetit, Shpendit dhe Seferit në radhët e kuqezinjve. Edhe Luksemburgu bën katër ndryshime në startin e pjesës së dytë.
Mbyllet pjesa e parë.
33′ Shqipëria duket pa forcën e duhur në sulm, miqtë tregohen të befasishëm herë pas here.
32’ Asllani ndëshkohet me të verdhë për një faull në mesfushë.
27’ Prej disa minutash kuqezinjtë kanë kontrollin e lojës, duke qarkulluar topin, por pa gjetur hapësirën që të gjuajnë në portë.
19’ Asllani merr përsipër një goditje prej mbi 20 metrash dhe e ekzekuton mjaft bukur, por gardiani i Luksemburgut arrin ta neutralizojë.
11’ Darderi hyn përsëri në zonë nga e majta, gjuajtja e tij në qendër ndalet nga Sherri.
8’ Goditen kuqezinjtë! Dardari kalon me lehtësi Pllanën dhe më pas pason në qendër për Sinanin i cili tund rrjetën. (VIDEO)
7’ Bajrami nga e djathta pason në shtyllën e parë ku Laçi nuk kthen dot sferën drejt rrjetës. (VIDEO)
5’ Duarte ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Ramadanit.
4’ Laçi jep iluzionin e golit me një gjuajtje në kufijtë e zonës që shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
1’ Miqtë gjejnë hapësirë menjëherë në të majtën dhe krosojnë në zonë, Mitaj largon rrezikun.
1’ Nis dueli në “Air Albania”.






