Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Nations League/ Sukses me 3 gola, Shqipëria e vajzave qëndron në Ligën B

VETEMSPORT 28.10.2025 2 minutes read
IMG_0859-2048x1365

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka arritur një fitore të madhe në ndeshjen e dytë play-out ndaj Qipros, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 në “Air Albania” dhe duke siguruar kështu qëndrimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Shqipëria e nisi ndeshjen mjaft mirë, ndryshe nga takimi i parë në Qipro, duke dominuar që në minutat e para dhe duke krijuar disa raste të rrezikshme. Goli i parë erdhi në minutën e 16-të, kur pas një pasimi të saktë nga kapitenia Megi Doçi, Qëndresa Krasniqi dërgoi topin në rrjetë, duke kaluar Shqipërinë në avantazh 1-0.

Në minutën e 29-të, Megi Doçi pati një tjetër mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin, por tentativa e saj u devijua nga portierja kundërshtare në këndore.

Shqipëria gjeti golin e dytë në minutën e 38-të me Mesuare Begallon, e cila përfitoi nga një kros perfekt i Megi Doçit dhe e çoi topin në rrjetë për 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e merituar të vajzave tona, 2-0.

Në pjesën e dytë, Shqipëria vazhdoi të dominojë. Kapitenia Megi Doçi vulosi fitoren në minutën e 66-të, duke ekzekutuar me saktësi një 11-metërsh për rezultatin 3-0. Vajzat kuqezi krijuan edhe disa mundësi të tjera, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Me këtë fitore, Shqipëria siguron qëndrimin në Ligën B dhe në edicionin e ardhshëm të Nations League do të jetë pjesë e grupeve të kësaj lige.

Post navigation

Previous: E konfirmon “Bild”/ Kosova dhe Shqipëria në sulm për yllin e Bayernit, Duka shkon në Mynih për ta bindur
Next: Camarda “djeg” penalltinë, Napoli feston ndaj Lecce-s

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.