Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Hapet thesi, premio 100 mijë euro te klubi i SuperioresZhgënjehet Zhegrova, zbulohet vendimi i fundit te JuventusKanë luajtur me Zvicrën, Shqipëria gati të rrëmbejë dy talenteKategoria e Parë, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së nëntëDëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Camarda “djeg” penalltinë, Napoli feston ndaj Lecce-s
Bota

Camarda “djeg” penalltinë, Napoli feston ndaj Lecce-s

Publikuar

Napoli ka fituar 0-1 në transfertë ndaj Lecce-s, në ndeshjen hapëse të javës së 9-të në Serie A. Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola.

Në fillim të pjesës së dytë, Lecce pati shansin e artë për të kaluar në avantazh. Juan Jesus prek topin me dorë brenda zonës, penallti për Lecce-n. Godet Francesco Camarda, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri i Napoli-t, Milinkovic-Savic.

Po nuk shënove, do të pësosh, ky është ligji i pashkruar i futbollit…

Në minutën e 69-të, Zambo Anguissa shënon me kokë dhe kalon Napolin në avantazh, pas krosimit nga goditja e dënimit nga David Neres. Napoli fiton 0-1 dhe kryeson me 21 pikë renditjen.

Norka Security

Dy mesfushorët e Shqipërisë, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani ishin titullarë në takimin e sotëm.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme