Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Ndeshja me Serbinë, FSHF merr vendimin drastik për lojtarët

VETEMSPORT 19.09.2025 2 minutes read
KOMBETARJA

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 11 tetor në qytetin e Leskovacit, në një ndeshje vendimtare për rrugëtimin në kualifikueset e Kupës së Botës.

Përballja ka rëndësi të veçantë jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe për shkak të marrëdhënieve të tensionuara politike mes dy vendeve.

Ngjarjet e vitit 2014, kur ndeshja në Beograd u ndërpre pas incidentit me dronin dhe iu dha fitorja në tavolinë Shqipërisë, mbeten ende një pikë referimi për këtë duel.

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë masa të posaçme për menaxhimin e situatës përpara kësaj sfide.

Sipas “Panorama Sport”, lojtarëve të Kombëtares u është kërkuar të shmangin intervistat dhe të mos japin deklarata që lidhen me Serbinë.

Ky vendim është marrë për të shmangur çdo reagim apo koment që mund të interpretohet si provokim.

Shpesh herë emocionet e momentit kanë bërë që lojtarët të shprehen me tone patriotike, gjë që në këtë rast kërkohet të evitohet.

Një faktor tjetër që i jep peshë situatës është edhe fakti që Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkëorganizatore të Europianit U-21 në vitin 2027.

Kjo e bën të domosdoshme ruajtjen e një klime sa më të qetë në prag të ndeshjes së tetorit.

Post navigation

Previous: FIFA nuk fal, e pëson klubi shqiptar
Next: Vlerësim i rëndësishëm te Partizani, lojtari me kontratë të “përjetshme” 

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.