Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Nga Blendi Fevziu te Ylli Aga, FSHF njofton emërimet e reja

VETEMSPORT 20.04.2026 2 minutes read
Mbledhje-Komiteti-Ekzekutiv-20.04.2026

Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, u morën vendime edhe në lidhje me përbërjen e Komisioneve të përhershme të FSHF-së për mandatin 2026–2030, në funksion të forcimit të strukturave drejtuese dhe rritjes së eficiencës në çdo sektor të aktivitetit futbollistik.

Në krye të Komisionit të Ekipeve Kombëtare u zgjodh Lutfi Nuriu si kryetar, ndërsa anëtarë të këtij komisioni do të jenë Eldorado Merkoçi dhe Afrim Tola. Komisioni Teknik dhe i Zhvillimit do të drejtohet nga Armando Cungu, me anëtarë Krenar Alimehmeti, Gleart Golemi dhe Julian Çota.

Pano Xhixho u votua në krye të Komisionit të Ligave dhe Garave, ndërsa anëtarë të tij do të jenë Ylli Aga dhe Florian Mema. Komisioni i Futsalit, Minifutbollit dhe Futbollit në Rërë do të drejtohet nga Erind Resuli, me Denis Kuçin dhe Mikel Cenaj si anëtarë.

Komisioni i Futbollit të Vajzave do të vijojë të drejtohet nga Anila Basha, e cila në këtë mandat do të bashkëpunojë me anëtarët Alpin Galo dhe Majlinda Leka. Në drejtimin e Komisionit të Financave u zgjodh Edmond Hasanbelli, ndërsa anëtarë do të jenë Neritan Sota dhe Mirjana Zisi. Komisioni i Komunikimit, Eventeve dhe Promovimit do të drejtohet nga Blendi Fevziu, me Anxhela Faber si anëtare.

Geri Çipi do të drejtojë Komisionin e Futbollit të Fëmijëve dhe të Rinjve, ku anëtarë do të jenë Gerald Burba dhe Mariola Stefanaj. Komisioni Ligjor dhe i Licencimit do të drejtohet nga Envi Hicka, me Aurora Mukaj dhe Fatos Lazimi si anëtarë.

Gjergji Petro do të vijojë në krye të Komisionit të Mjekësisë Sportive, i mbështetur nga Arzen Voci dhe Dritan Todhe. Ndërkohë, Komisioni i Infrastrukturës dhe Projekteve do të drejtohet nga Arben Dervishaj, me Samed Troshani dhe Gentiana Jakupi si anëtarë.

Post navigation

Previous: Situatë kaotike! Klubi i Superligës e shkarkoi, trajneri: U habita për ndërprerjen e kontratës
Next: Alarm te Interi: Klauzola prej 25 milionë eurosh rrezikon largimin e Dumfries

Të ngjashme

IMG_4227
  • Kampionati

E bëjnë të kryer/ Partizani zgjedh trajnerin e ri, ka drejtuar Shqipërinë në Europian

VETEMSPORT 11.06.2026
Vllaznia
  • Kampionati

“Tronditet” Vllaznia, dënim i rëndë dhe gjobë nga FIFA. Shkak bëhet mesfushori

VETEMSPORT 11.06.2026
redon xhixha
  • Kampionati

Kontratë dyvjeçare, Xhixha firmos me klubin e Superiores

VETEMSPORT 11.06.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

kartoni i kuq
  • Bota

Gola dhe 3 kartonë të kuq, Botërori nis me spektakël

VETEMSPORT 11.06.2026
boterori1-737x450
  • Bota

Nis Botërori, ja ku mund ta ndiqni

VETEMSPORT 11.06.2026
IMG_4227
  • Kampionati

E bëjnë të kryer/ Partizani zgjedh trajnerin e ri, ka drejtuar Shqipërinë në Europian

VETEMSPORT 11.06.2026
Vllaznia
  • Kampionati

“Tronditet” Vllaznia, dënim i rëndë dhe gjobë nga FIFA. Shkak bëhet mesfushori

VETEMSPORT 11.06.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.