Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Lajme

Ngjarje si në filma në Tiranë/ I shmanget policisë, personi i armatosur përplas disa makina. Ka të plagosur

VETEMSPORT 04.10.2025 2 minutes read
dgdsg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një person i armatosur i cili ka qenë duke iu larguar forcave të policisë, ka përplasur me automjet disa makina dhe një motor, duke shkaktuar dy të plagosur.

Forcat “Shqiponja” të cilat kishin ngritur një postobllok, i kanë kërkuar personit të dyshuar të ndalojë por ai nuk i është bindur urdhrit dhe është larguar me shpejtësi të lartë, si rezultat i të cilët ka humbur kontrollin dhe ka përplasur disa automjete dhe një motor, me të cilin udhëtonin dy persona, që mbetën të plagosur.

Lajmi më pas u konfirmua dhe nga policia, e cila njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të mesditës së sotme në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

“Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme ‘Shqiponja’ i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. K., 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Norka Security

Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke përplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.”, ka njoftuar policia.

Pas një ndjekjeje intensive nga Policia, automjeti u ndalua dhe gjatë kontrollit në brendësi të tij u gjet një armë zjarri pistoletë.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ “Furtunë” te Partizani, vjen largimi i parë pas derbit
Next: Gati trajneri i ri, Gega dhe Magani kandidatë për stolin

LEXO EDHE:

hgfdhfgjs
  • Lajme

Goli i shënuar nga Muçi

VETEMSPORT 07.10.2026
Screenshot
  • Lajme

Shqipëri-Bjellorusi

VETEMSPORT 24.09.2026
sdfsdgsd
  • Lajme

Goli i Asanit ne Champions

VETEMSPORT 10.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.