
Gjykata e Tiranës dënon avokatin Idajet Beqiri
Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje avokatin Idajet Beqiri. Ndaj tij është vendosur dënimi me 200 mijë lekë të rinj për fyerje dhe për shpifje. Idajet…
Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje avokatin Idajet Beqiri. Ndaj tij është vendosur dënimi me 200 mijë lekë të rinj për fyerje dhe për shpifje.
Idajet Beqiri është kallëzuar për shpifje dhe fyerje nga gazetari Ferdinand Dervishi.
Beqiri është akuzuar pas deklaratave të tij më 6 mars 2023 ku sipas gazetarit e ka quajtur një njeri të paguar nga politikanë të caktuar.
“Sot Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Seksioni penal) dënoi për shpifje me 100 mijë lekë të rinj dhe për fyerje, me 100 mijë lekë të tjerë të rinj, avokatin Idajet Beqiri.
Shpifja dhe fyerja në adresën time u konsumuan në datën 6 maj 2023 në televizionin Dritare TV.
Megjithë këshillat e shumë miqve që më thonin se nuk ja vlente të merresha me avokatin Idajet Berqiri, unë vendosa që çështjes t’i shkoja deri në fund me një qëllim të vetëm në mendje: të kontribuoja sadopak në spastrimin nga molepsja e shoqërisë sonë nga shpifësit dhe fyerësit publikë.
Pas tre vitesh gjykim dhe ndërrimin e një gjykatësi, përfundimisht gjyqtari Altin Abdiu doli me vendimin e pastër të dënimit të avokatit Beqiri, pa i lëvizur asnjë presje kërkesës së padisë sime.
Interesante ishte se sot, në seancën e fundit, prokurori i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i rrëzoi të gjitha akuzat e mia, duke kërkuar pafajësi për avokatin Beqiri.
Inkurajoj, sidomos të gjithë personazhet publikë, që të ndjekin me seriozitet dhe deri në fund të drejtën e tyre kur të gjenden në të njëjtën situatë.
Shërbimi është shumë më tepër se individual”, shkruan ndër të tjera gazetari Ferdinand Dervishi.
Burimi: Vetem Sport
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





