Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Një tjetër stadium në Shqipëri, zbulohet ku do të ndërtohet impianti i pretendentëve

VETEMSPORT 22.10.2025 2 minutes read
stadium beselidhja

Në Lezhë e kanë marrë shumë seriozisht punën për rikthimin e Besëlidhjes sërish në nivelet më të larta të futbollit shqiptar. Kuptohet që kjo gjë kërkon kohën e vet, megjithatë planet janë duke u bërë. Fillimisht është ndërhyrë tek skuadra.

Bashkia Lezhë dhe biznesmeni Pjerin Fushaj kanë arritur një marrëveshje për të investuar tek skuadra dhe kjo ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Synimi aktual është që në fund të këtij sezoni, Besëlidhja të ngjitet në kategorinë e parë, por ky do të jetë vetëm hapi i parë.

Kryebashkiaku Ndreu e ka bërë të qartë se objektivi është rikthimi i kësaj skuadre në elitën e futbollit shqiptar. Por një arritje e tillë në aspektin sportiv, kërkon një mbështetje edhe në aspektin e infrastrukturës.

Prej kohësh po flitet për prishjen e stadiumit aktual të Lezhës dhe ndërtimin e një të riu jashtë qytetit. Megjithatë deri më tani ka qenë enigmë, vendi se ku është planifikuar ndërtimi i stadiumit të ri. Në fakt ka pasur disa opsione, por së fundi në Bashki mesa duket e kanë ndarë mendjen.

Norka Security

Gazeta “Shkodra Sport” mëson se vendi i menduar për stadiumin e ri është FISHTA. Kjo sepse aty është një tokë e lirshme në pronësi të Bashkisë Lezhë dhe nuk do të ketë asnjë pengesë për të bërë këtë investim. Kujtojmë që Zadrima është shndërruar në një zonë shumë të preferuar për shkak të investime të shumta që janë bërë në agroturizëm dhe ndërtimi edhe i një stadiumi aty, do t’i jepte dhe më shumë rëndësi asaj.

Post navigation

Previous: Panik për ish-ët e Superiores, klubi ukrainas tronditet nga sulmi rus
Next: “Asist” nga UEFA për Shqipërinë dhe Kosovën, gati ndryshimi historik. E konfirmon Ceferin

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.