Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Të Tjera

Njëri ka qenë futbollist në Shqipëri, dy të dënuar për vjedhje në Angli

VETEMSPORT 04.02.2026 3 minutes read
d7548d69854ca13c6364fa099c13b548

Dy shtetas shqiptarë, Denis Puka, 28 vjeç, dhe Erisjan Laska, 29 vjeç, janë dënuar secili me nga 56 muaj burg nga Gjykata e Kurorës në Chester, pasi u shpallën fajtorë për shtatë akuza të komplotit për vjedhje me thyerje. Ata vepruan së bashku me një person të tretë ende të paidentifikuar dhe kryen grabitje gjatë tre netëve radhazi në qershor të vitit të kaluar. Mes pronave të shënjestruara ishte edhe shtëpia e ish-futbollistit të Aston Villa dhe Birmingham City, Scott Hogan, aktualisht sulmues i Milton Keynes Dons.

Gjyqtari Steven Everett, Honorary Recorder of Chester, e cilësoi aktivitetin e tyre si “të sofistikuar dhe të planifikuar mirë”, duke theksuar se të pandehurit kishin rezervuar një dhomë Airbnb në Ëarrington, të cilën e përdornin si bazë operative, ndërsa udhëtonin nga zona të tjera për të kryer grabitjet.

Ata përdorën një automjet Seat Leon të sjellë nga Sheffield, të pajisur me tre targa të falsifikuara, si dhe maska, mjete pune dhe radio komunikimi. Grabitjet u kryen kryesisht në Cheshire, duke përfshirë zona si Blackpool, Grappenhall, Knutsford, Northëich dhe Ëarrington. Në një nga rastet, ata arritën të vidhnin një orë Breitling dhe një Rolex me vlerë totale rreth 9 mijë paund, ndërsa në disa grabitje të tjera u larguan pa marrë asgjë pasi u diktuan.

Shtëpia e Scott Hogan në Northëich u sulmua më 7 qershor rreth orës 23:30, ndërsa futbollisti ndodhej brenda me bashkëshorten e tij, atëkohë shtatzënë, dhe vajzën e vogël. Hogan u zgjua nga drita e elektrikëve që ndriçonte në dritaren e dhomës së gjumit dhe pa tre persona në oborr, duke u përpjekur t’i ndiqte, por ata u larguan. Në deklaratën e tij personale, Hogan tha se ngjarja i kishte shkaktuar shumë net pa gjumë, stres dhe ankth familjes së tij. Të pandehurit u arrestuan më shumë se një javë më vonë, pasi policia gjeti makinën Seat Leon në një kompleks banimi në Ëarrington, me telefona celularë, veshje, mjete pune dhe targat e rreme brenda. Laska, i cili ka një aplikim në pritje pranë Home Office dhe është i martuar me një shtetase britanike, si dhe Puka, i cili gëzon leje qëndrimi të përhershme në Britani, e pranuan fajësinë në një seancë të mëparshme dëgjimore.

Vlen të përmendet se Erisjan Laska ka qenë futbollist në Shqipëri, me skuadrat U-17 dhe U-19 të Laçit.

Post navigation

Previous: Historike! Sfidon Kane dhe Mbappe, një shqiptar në garë për “Këpucën e Artë”
Next: Egnatia triumfon ndaj Flamurtarit

Të ngjashme

andi lila pas giannina
  • Bota
  • Lajme
  • Të Tjera

Andi Lila dhe biznesmeni shqiptar blejnë klubin grek

VETEMSPORT 06.05.2026
higuain
  • Bota
  • Të Tjera

Pamja e tij u bë virale, zbulohet e vërteta për Higuain

VETEMSPORT 03.05.2026
Arena e Demave
  • Kampionati
  • Të Tjera

Triumf dhe festë, Partizani U-19 shkon në Europë

VETEMSPORT 03.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Goditja me grusht i kushton rëndë, Disiplina me vendim drastik për Gurishtën

VETEMSPORT 26.05.2026
komb
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Mesfushori lë Italinë, Maran e merr te Kombëtarja shqiptare

VETEMSPORT 26.05.2026
vllazniaaa
  • Kampionati

U shfaq te Vllaznia, sulmuesi largohet dhe firmos me ekipin e ri

VETEMSPORT 26.05.2026
marani dhe duka
  • Kombëtarja

Lista e Kombëtares, risi në debutim nga trajneri Maran

VETEMSPORT 26.05.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.