Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Nuk ka qetësi për Brojën, vjen lajmi i keq nga Anglia

VETEMSPORT 20.02.2026 2 minutes read
armando broja

Teksa Kombëtarja shqiptare dhe tifozët kuqezj kanë nisur numërimin mbrapsht për sfidën vendimtare të 26 marsit me Poloninë, e vlefshme për “Play Off”-in e Botërorit, nga Anglia kanë ardhur lajme jo të mira për Armando Brojën.

Deklarata e trajnerit të Burnley, Skot Parker, në prag të ndeshjes me Chelsea-n, ka futur në ankth Silvinjon dhe stafin e tij.

“Ai nuk do të luajë këtë fundjavë sepse ka një problem fizik. Është duke e shqetësuar prej kohësh, në fakt, dhe duhet të merrnim masa. Do të mungojë për disa javë të tjera, por uroj që të rikthehet shpejt”, tha Parker.

Pavarësisht se trajneri nuk e ka bërë të qartë kohën e qëndrimit jashtë fushave të lojës, Broja është në luftë me kohën për duelin e Varshavës, mbi të gjitha për të kapur formën optimale. Ai po punon në mënyrë individuale për t’u rikuperuar sa më shpejt.

Në këtë sezon në Premier League ka luajtur vetëm 952 minuta, ku ka shënuar një gol dhe ka dhënë 2 asiste në të gjitha kompeticionet, por ka qenë shumë larg rendimentit dhe pritshmërive për shkak të problemeve fizike të shumta që e kanë shoqëruar.

Situatë kjo që është reflektuar edhe në Kombëtaren shqiptare, ku 24-vjeçari u limitua vetëm me një asist kundër Andorrës në eliminatoret e Botërorit.

Post navigation

Previous: Humbi tragjikisht vajzën e vogël, Alvarez merr vendimin te Tirana
Next: Sulmuesi largohet nga Shqipëria, zgjedh kombëtaren tjetër europiane

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.