Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Pak javë para Botërorit, një kombëtare rrezikon prej epidemisë

VETEMSPORT 23.05.2026 2 minutes read
kupa e botes

Kombëtarja e Republikës Demokratike të Kongos do të përballet me masa të jashtëzakonshme sigurie përpara pjesëmarrjes në Botërorin 2026. Shkak është bërë epidemia e Ebola-s që po prek vendin afrikan dhe që ka detyruar autoritetet amerikane të vendosin protokolle të rrepta sanitare për hyrjen e ekipit në Shtetet e Bashkuara.

Sipas raportimeve, futbollistët dhe stafi teknik i Kongos do të duhet të qëndrojnë për 21 ditë në izolim të plotë në Belgjikë, aty ku skuadra po zhvillon aktualisht fazën përgatitore për turneun. Vendimi është komunikuar nga autoritetet amerikane te FIFA, federata kongoleze dhe qeveria e Kinshasës.

Kongo duhet të ruajë integritetin e asaj që është cilësuar si “flluska e sigurisë” për 21 ditë radhazi përpara mbërritjes në Houston më 11 qershor. Ai paralajmëroi se çdo shkelje e protokollit mund të sjellë pasoja serioze dhe të rrezikojë udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara.

Republika Demokratike e Kongos është kualifikuar për herë të dytë në historinë e saj në një Kupë Bote. Pjesëmarrja e vetme e mëparshme daton në vitin 1974, kur vendi garonte me emrin Zaire. Përfaqësuesja kongoleze do ta nisë rrugëtimin në Botëror më 17 qershor me ndeshjen ndaj Portugalisë.

Ndërkohë, situata shëndetësore në vendin afrikan vazhdon të jetë shqetësuese. Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi së fundmi 82 raste të konfirmuara me Ebola dhe 7 viktima të konfirmuara. Përveç tyre, janë regjistruar edhe afro 750 raste të dyshuara dhe 177 vdekje të dyshuara që lidhen me virusin.

Ekspertët kanë bërë të ditur se për këtë variant nuk ekziston ende një vaksinë apo trajtim i miratuar, çka ka rritur edhe më shumë nivelin e alarmit ndërkombëtar.

Autoritetet amerikane kanë theksuar se prioritet mbetet siguria shëndetësore gjatë zhvillimit të Botërorit, turne që do të organizohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Për këtë arsye, masat ndaj delegacionit kongolez konsiderohen pjesë e protokolleve parandaluese për të shmangur çdo rrezik të mundshëm gjatë kompeticionit.

Post navigation

Previous: Shqipëria eliminon Francën, kuqezinjtë sfidojnë Serbinë në çerekfinale
Next: Manaj bëhet gati për një aventurë të re

LEXO EDHE:

IMG_6245
  • Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT 27.08.2026
9e9ccf8e-c269-4cd9-8672-c5410d269c30
  • Bota

Prapaskena e bujshme/ Transferimi 60 milionësh tek Arsenal ka lidhje me Shqipërinë

VETEMSPORT 26.08.2026
Kristjan Asllani
  • Bota
  • Kombëtarja

Arrihet akordi, Kristjan Asllani bëhet me ekip të ri

VETEMSPORT 25.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_6245
  • Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT 27.08.2026
1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.