
Ultrasit e Partizanit, Guerrlis, kanë bërë thirrje për bashkim me ultrasit rivalë, për të dalë në mbështetje të protestës.
Vendi po kalon një moment të vështirë, me dhunë të jashtëzakonshme të policave ndaj protestuesve.
Në këtë situatë, ultrasit e Partizanit kanë bërë thirrje për bashkim, në mbështetje të protestave.

DEKLARATË PUBLIKE
Situata ka marrë përmasa alarmante. Dhuna ndaj vëllezërve dhe motrave tona është e papranueshme.
Prej vitesh kemi ngritur zërin për të drejtat tona. Sot kërkojmë transparencë të plotë mbi identitetin dhe përgjegjësinë e personave që ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve. Pretendimet për përfshirjen e personave të lidhur me grupe kriminale, si edhe informacionet për praninë e punonjësve të huaj të policisë.
Në këtë moment, me siguria e njerëzve tanë qëndron mbi çdo rivalitet.
Përmes kësaj deklarate, shprehim gatishmërinë për të lënë pas çdo konflikt të vjetër dhe për tu bërë bashkë çdo tifogrupi në të gjitha trojet shqiptare. U bëjmë thirrje të gjithëve të bashkohemi.
Ngjyrat dhe stemat mund të na ndajnë, por përgjegjësia për njëri-tjetrin na bashkon përtej tij. Tani është e nevojshme të qëndrojmë të gjithë bashkë më shumë se kurrë.
Më shumë se kurrë, kemi nevojë për njëri-tjetrin. Për dinjitetin, për të drejtat tona, për njëri-tjetrin – nuk ka kthim pas!
Një për të gjithë e të gjithë për një! A.C.A.B
Ultras Guerrils





