Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Partizani shet sulmuesin, vijnë dy firma tek të kuqtë

VETEMSPORT 22.05.2026 2 minutes read
partizani

Partizani ka arritur akordin për shitjen e sulmuesit Diego Contreras, i cili do të vijojë karrierën e tij në kampionatin ukrainas. Futbollisti 22-vjeçar arriti të fitonte një rol të rëndësishëm, ku u dallua veçanërisht për kontributin e tij efikas pas aktivizimit nga stoli i rezervave. Ai e mbylli me ekipin e kuq me një bilanc prej 6 golash të shënuar në rreth 900 minuta lojë të zhvilluara midis përballjeve të kampionatit dhe atyre të kupës.

Kjo performancë tërhoqi vëmendjen e menaxherëve të huaj, duke sjellë përmbylljen e një marrëveshjeje transferimi që plotëson kërkesat financiare të drejtuesve kryeqytetas. Ende nuk janë zbuluar detajet e transferimit në Ukrainë, por mësohet se klubi kryeqytetas ka akëtuar një shifër të kënaqshme.

Paralelisht me këtë lëvizje në dalje, Partizani ka punuar për të garantuar qëndrueshmërinë e organikës ekzistuese për edicionin e ardhshëm futbollistik. Mbrojtësi anësor Albion Marku ka arritur një akord me zyrtarët e klubit për të vazhduar bashkëpunimin edhe për sezonin e ri. Aktualisht, 25-vjeçari ndodhet në një fazë rikuperimi pas një dëmtimi që ka pësuar në zonën e gjurit.

Në të njëjtën linjë, klubi ka arritur akordim edhe për zgjatjen e kontratës me qendërmbrojtësin dhe kapitenin e skuadrës, Marcelino Preka. Futbollisti 22-vjeçar me origjinë nga Shkodra do të jetë pjesë e planeve teknike të ekipit edhe për vitin e ardhshëm. Me këtë rinovim, mbrojtësi shton periudhën e qëndrimit në kryeqytet, duke filluar kështu edicionin e tij të pestë radhazi me fanellën e këtij klubi. Këto zhvillime plotësojnë strategjinë e klubit për të ruajtur boshtin e lojtarëve kryesorë përpara startit të kompeticioneve të ardhshme.

Norka Security

Post navigation

Previous: Mbrojtësi e mbyll me Dinamon, do të kalojë te Teuta
Next: Arbeloa do të largohet nga Reali, e konfirmon trajneri

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.