Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Partizani surprizohet nga Bylis, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 19.04.2026 2 minutes read
partizani isgandarli

Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Bylisit në shtëpi, në duelin e javës së 32-të në Superiore.

Një hap fals nga të kuqtë e kryeqytetit, që nuk përfitojnë për të marrë vendin e katërt në renditje. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 2-të nga miqtë, pasi Ferreira përfitoi nga një pasiguri e mbrojtjes vendase dhe kaloi Bylisin në avantazh.

Megjithatë, festa e ballshiotëve zgjati pak. Në minutën e 15-të, Isgandarli fitoi penallti, pas një ndërhyrje të gabuar nga Marku.

Ishte vetë sulmuesi i Partizanit që mori përsipër 11 metërshin dhe e ktheu në gol, duke barazuar shifrat.

Norka Security

Pjesa e parë nuk kishte më ndryshime, pavarësisht rasteve në të dyja portat. Në minutën e 55-të, gjithçka u bë më e vështirë për Partizanin, që mbeti me 10 lojtarë. Ismaili u ndëshkua me karton të kuq, pasi ndali një aksion me dorë.

Pas këtij rasti, ndeshja vazhdoi e qetë dhe me pak raste nga të dyja skuadrat.

Ky barazim, e mban Partizanin në vendin e pestë me 45 pikë, ndërsa Bylis renditet i parafundit me 32 pikë.

SHIKONI KLASIFIKIMIN: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

Post navigation

Previous: Kristjan Asllani shënon golin e parë në Turqi
Next: ZYRTARE/ Largimi i Fulvio Pea, FSHF zgjedh drejtorin e ri teknik

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.