Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Pezullim me 10 ndeshje, Disiplina “trondit” klubin e Superiores

VETEMSPORT 27.11.2025 3 minutes read
-640-0-1723122255xkomisioni-disiplina-fshf-478

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka njoftuar sot se Edi Martini do të rikthehet të drejtojë Vllazninë në ndeshjen e kësaj jave përballë Teutës. Kjo për shkak se është paguar gjoba për pezullimin 2-javor, duke shlyer kështu gjysmën e dënimit.

Në krahun tjetër, klubi i Partizani është gjobitur me 50 mijë lekë të reja për sjellje të gabuar të tifozëve dhe përdorimin e mjeteve piroteknike nga këta të fundit. Gjithashtu, zyrtari i Elbasanit, Elton Guranjaku është dënuar me 10 ndeshje pezullim.

VENDIMET:

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Zyrtari i AF Elbasani, Elton Guranjaku, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
Zyrtari i KF Laçi, Kleo Laska, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
AF Luftëtari, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Zyrtari i KF Naftëtari, Eldison Kapo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Gramshi, Andrit Bici, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Adriatiku, Ernest Gjoka, për sulm ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Vora U-18, Ergi Lushaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i KF Skënderbeu U-18, Entjel Bilo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vllaznia, Edi Martini, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Enrik Agolli, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.


Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Post navigation

Previous: “Plas” te klubi i Superiores, afrimi i verës braktis stërvitjen. Drejt largimit…
Next: Goli i shënuar nga Anis Mehmeti

Të ngjashme

gvozdenovic
  • Kampionati

ZYRTARE/ Pak ditë para titullit, Elbasani zbulon të ardhmen e Gvozdenovic

VETEMSPORT 28.05.2026
egnatia
  • Kampionati

Goditja me grusht i kushton rëndë, Disiplina me vendim drastik për Gurishtën

VETEMSPORT 26.05.2026
vllazniaaa
  • Kampionati

U shfaq te Vllaznia, sulmuesi largohet dhe firmos me ekipin e ri

VETEMSPORT 26.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

gvozdenovic
  • Kampionati

ZYRTARE/ Pak ditë para titullit, Elbasani zbulon të ardhmen e Gvozdenovic

VETEMSPORT 28.05.2026
Muci dhe Maran
  • Kombëtarja

Nuk u ftua nga Maran, reagon Ernest Muçi

VETEMSPORT 28.05.2026
Maran
  • Kombëtarja

Zbulohet lëvizja e Maran te Kombëtarja shqiptare

VETEMSPORT 28.05.2026
trajneri maran
  • Kombëtarja

Mbrojtësi “tërhiqet” nga Kombëtarja, e konfirmon Maran

VETEMSPORT 28.05.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.