Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Pezullime të ashpra dhe gjoba, Disiplina bën “kërdinë”. Zbulohen vendimet

VETEMSPORT 27.10.2026 6 minutes read
KOMISIONI I DISIPLINS

Komisioni i Disiplinës ka bërë publike së fundmi të gjitha vendimet për parregullsitë e ndodhura në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar, teksa bien në sy gjobat dhe pezullimet e shumta.

Për sa i përket Superiores, Vllazninë është dënuar me 50 mijë lekë gjobë për sjellje të gabuar të Superiores, ndërkohë që zyrtari i Dinamos, Andi Cara është pezulluar me 5 ndeshje.

Lumë dënimesh në kategoritë e ulta, ku e pësojnë edhe zyrtarët, trajnerë dhe futbollistë të shumtë.

VENDIMET:

Norka Security

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i FC Dinamo City, Andri Cara, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i Eagle Football, Edison Kaja, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i Eagle Football, Andi Matraxhiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 6/4, 14/1/j dhe 33 të KDE dënohet me gjobë në masën 20.000 (njëzet mijë) lekë si dhe 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga çdo veprimtari e organizuar nga FSHF.

Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, Eagle Football ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.

Zyrtari i KF Tërbuni, Mario Bytyçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Tomori, Klodian Arbri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Laçi U-17, Naim Halilaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 6/4, 14/1/j dhe 33 të KDE dënohet me gjobë në masën 20.000 (njëzet mijë) lekë si dhe 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga çdo veprimtari e organizuar nga FSHF.

Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, KF Laçi ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.

Lojtari i FK Apolonia U-17, Eldi Bitri, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Apolonia U-17, Marelio Hina, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Partizani U-17, Noel Hasa, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK Partizani U-17, Briseld Mesiti, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Partizani U-17, Bektash Çapoku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

AK Lefter Millo, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë, kundër KF Turbina, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Football Republic U-17, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar dhe si pasojë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1, 13, 16/1 dhe 77 të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Football Republic, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të akteve të dhunës në fushën e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.

Rinia EL U-14, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër FC Bulqiza U-14, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Zyrtari i Rinia EL U-14, Edison Merjo,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Dinamo 14 A, U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-9, Zona Rajonale Tiranë, kundër Football Republic D, U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

AP Dinamo Junior U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kundër BS East Park U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Kinostudio, Mateo Kurti, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SH.S Albpetrol, Endrit Çako, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së Eagle Football, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Lexo edhe:

  • FSHF ndryshon oraret dhe datat për javën e fundit të “Final Four”
  • Komisioni i Disiplinës zbardh vendimet, pezullohet Daja
  • Ngjarjet në futbollin shqiptar, Komisioni i Disiplinës zbulon vendimet

Post navigation

Previous: Miliona euro në skenë, Igli Tare bëhet gati për aventurën e re
Next: Tatangelo rikthehet në Shqipëri, merr drejtimin e pretendentëve

LEXO EDHE:

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
besa pogradeci
  • Kampionati

5 gola në Besa-Pogradeci, fitojnë pretendentët. Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 01.11.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

Dëmtimet para Europës, Egnatia merr lajmin për Grudën dhe Bitrin

VETEMSPORT 03.11.2026
Tirana
  • Kampionati

“Tronditet” Tirana, merret vendimi drastik për bardheblutë

VETEMSPORT 02.11.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Nuk ka qetësi në Kombëtare, titullari nuk ia del. Dhimbje koke për Maran

VETEMSPORT 02.11.2026
900-0-1793543197xwmremove-transformed-1-999-750x391
  • Kombëtarja

VIDEO/ Ernest Muçi i mahnit të gjithë në Turqi

VETEMSPORT 01.11.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.