Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

“Pirlo nuk e donte Ronaldon, kishte të dhëna të këqija”

VETEMSPORT 17.10.2025 2 minutes read
Pirlo Ronaldo

Ish-ndihmësi i Andrea Pirlos, Alparslan Erdem, ka zbuluar se trajneri italian nuk ishte adhurues i Cristiano Ronaldos gjatë periudhës së tij te Juventusi.

Sipas tij, Pirlo nuk e pëlqente mënyrën e lojës së portugezit dhe preferonte një skuadër pa të, por nuk kishte mundësi ta largonte për shkak të statusit të lartë të sulmuesit.

“Pirlos nuk i pëlqente Ronaldo, por nuk kishte çfarë të bënte. Analizat e të dhënave treguan se Ronaldo kishte vrapimet më të këqija dhe presionin më të keq.

Pirlo nuk e donte Ronaldon në ekip, por nuk mund të bënte asgjë sepse ishte Cristiano Ronaldo. Ai preferonte Moratën që i përshtatej formacionit 4-4-2. Sistemi thjesht nuk funksiononte as me Ronaldon dhe as me Dybalan, por ai nuk mund të bënte asgjë për këtë”, tha ai.

Në sezonin 2020-2021, Juventusi përfundoi në vendin e katërt dhe u eliminua herët nga Champions League, pavarësisht pranisë së Ronaldos.

Pas largimit nga Juventusi në vitin 2021, Pirlo drejtoi skuadra si Karagümrük në Turqi dhe Sampdorian në Itali, ndërsa aktualisht është trajner i Dubai United në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Post navigation

Previous: Trajneri i ri “trondit” Mitajn, shqiptarit i ndodh e papritura tek Al Ittihad
Next: Foda firmos kontratën, vendoset e ardhmja e trajnerit

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.