Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

“Plas” keq, përjashtohet Lamine Yamal

VETEMSPORT 11.11.2025 2 minutes read
Yamal

Lamine Yamal është larguar nga grumbullimi i Përfaqësueses së Spanjës për ndeshjet ndaj Gjeorgjisë dhe Turqisë, për shkak të problemeve fizike.

Federata Spanjolle e Futbollit e ka akuzuar klubin e Barcelonës se nuk e ka njoftuar që Yamali i është nënshtruar një trajtimi mjekësor për një shqetësim që po e përcjell javëve të fundit.

“Shërbimet Mjekësore të Federatës Spanjolle dëshirojnë të shprehin shqetësimin e tyre pasi mësuan të hënën, në ditën e fillimit të kampit zyrtar stërvitor, se lojtari Lamine Yamal i ishte nënshtruar një procedure invazive me radiofrekuencë për të trajtuar shqetësimet që ndiente në zonën pubike. Kjo procedurë u krye pa komunikim paraprak me stafin mjekësor të ekipit kombëtar. Duke pasur parasysh këtë situatë, dhe duke i dhënë përparësi në çdo kohë shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies së lojtarit, Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë vendimin për ta liruar Yamalin nga grumbullimi”, shkruan Federata Spanjolle.

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka ftuar Jorge de Frutos të Rayo Vallecanos për të zëvendësuar 18-vjeçarin Yamal. Spanja i prin Grupit E me 12 pikë.

Post navigation

Previous: Tashmë është zyrtare, Atalanta prezanton trajnerin e ri
Next: Humbja me Vllazninë, zbulohet vendimi surprizë ndaj Daja

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-13-Apr-2026-03-02-PM-7697
  • Kampionati

Goli që “fiku” Vllazninë, Kvaratskhelia i jep notën “10” Egnatias dhe Aleksit

VETEMSPORT 13.04.2026
dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.