Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Prapaskenat/ Shqipëria “pret” finalen e madhe nga UEFA, në “lojë” Duka dhe Rama

VETEMSPORT 13.09.2025 2 minutes read
albania-arena-03

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një darkë në “Pallatin e Brigadave” me pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të futbollit europian, të cilët ndodheshin në Tiranë për mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në fjalën e tij përshëndetëse, vlerësoi mikpritjen e FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka, si dhe nënvizoi zhvillimin e futbollit shqiptar dhe Shqipërisë. Ai theksoi edhe njëherë mesazhin e fuqishëm se futbolli dhe sporti duhet të bashkojnë njerëzit.

Ceferin zbuloi se foli me kryeministrin Edi Rama, për mundësinë e zhvillimit të një ndeshjeje bamirësie dhe mes veteranëve nga vendet e Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh i nderuar për mbajtjen e këtij takimi historik për herë të parë në Shqipëri. Ai theksoi rrugëtimin e futbollit shqiptar nga infrastruktura modeste drejt standardeve moderne falë mbështetjes së qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar nënvizoi rëndësinë e bashkëorganizimit të Kampionatit Europian U-21 në vitin 2027 me Serbinë si një mundësi për të treguar kapacitetet e Shqipërisë në organizimin e eventeve të mëdha dhe rolin e futbollit në afrimin e kombeve.

Presidenti Duka falënderoi UEFA-n për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar se Shqipëria tashmë ka dëshmuar aftësinë e saj për të pritur aktivitete të nivelit më të lartë dhe është e gatshme për sfida të tjera madhore në të ardhmen, duke përfshirë edhe synimin për të mirëpritur një ditë finalen e Superkupës së UEFA-s në Tiranë.

Në të njëjtën linjë me presidentin Duka ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij gjatë darkës me drejtuesit e UEFA-s, propozoi që Shqipëria të mirëpresë finalen e Superkupës së UEFA-s në vitin 2028.

Post navigation

Previous: Humbi djalin, rrëfimi prekës dhe mes lotësh nga Agostinelli: Po mbushnin armët…
Next: 6 minuta lojë, zhbllokohet takimi Tirana-Flamurtari

LEXO EDHE:

bandicam-2026-08-30-18-23-01-988
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Daku shënon golin e parë, por shpërthen sherri

VETEMSPORT 30.08.2026
mehmeti
  • Bota
  • Kombëtarja

Mehmeti merr vendimin, zbulohet skuadra ku do të luajë

VETEMSPORT 30.08.2026
mehmeti
  • Kombëtarja

Klubi anglez tenton Mehmetin, zbulohet oferta e majme

VETEMSPORT 29.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

bandicam-2026-08-30-18-23-01-988
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Daku shënon golin e parë, por shpërthen sherri

VETEMSPORT 30.08.2026
TIRANAA
  • Kampionati

ZYRTARE/ Pak orë para ndeshjes me Teutën, FSHF merr vendimin për Tiranën

VETEMSPORT 30.08.2026
mehmeti
  • Bota
  • Kombëtarja

Mehmeti merr vendimin, zbulohet skuadra ku do të luajë

VETEMSPORT 30.08.2026
xhafer
  • Kampionati

VIDEO/ Alban Xhaferi nuk përmbahet, dalin pamjet e sherrit me arbitrat

VETEMSPORT 30.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.