Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Pritej te Tirana, lëvizje surprizë nga sulmuesi

VETEMSPORT 22.07.2026 1 minute read
tirana1

Drilon Hazrollaj mbetet një nga emrat më të përfolur të kësaj periudhe transferimesh, teksa kalimi i tij te Tirana nuk është finalizuar ende.

Sulmuesi 22-vjeçar, i cili vazhdon të jetë pjesë e Rapid Bukureshtit, mbeti në stol në ndeshjen e fundit ndaj Sepsit, ndërsa negociatat mes klubeve po vazhdojnë.

Pengesa kryesore në bisedime ka qenë mbulimi i pagës së tij prej 9 mijë eurosh në muaj, si dhe diferenca në vlerësimin e kartonit, ku rumunët kërkonin 900 mijë euro.

Megjithatë, te kampi bardheblu mbizotëron optimizmi dhe ata besojnë se ish-sulmuesi i Malishevës do t’i bashkohet skuadrës gjatë fazës përgatitore në Turqi. Ish-talenti i akademisë Ramiz Sadiku shihet si një përforcim ideal për projektin e ri të Tiranës pas një sezoni zhgënjyes ku përfunduan në vendin e gjashtë.

Norka Security

Hazrollaj u transferua te Rapidi për rreth 1 milion euro pas formës së lartë në Kosovë, por aventura e tij në Rumani nuk shkoi sipas parashikimeve. Menaxheri i lojtarit, Kastriot Telaku, konfirmoi se marrëveshja me Tiranën nuk ka dështuar, megjithëse po shqyrtohen edhe opsione të tjera.

Post navigation

Previous: E BUJSHME/ Finalja e Botërorit drejt përsëritjes, FIFA dhe UEFA nisin diskutimet
Next: Dueli Anthony Joshua-Kristian Prenga

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.