Klubi i Bylisit ka shpërthyer në akuza ndaj arbitrimit pas barazimit 1-1 me Elbasanin, duke publikuar një video me rastet që i cilëson si vendimtare.
Përmes rrjeteve sociale, ballshiotët pretendojnë se u janë mohuar dy penallti të pastra dhe një karton i kuq për kundërshtarët.
Rasti i parë i kontestuar është një ndërhyrje ndaj Kamarës në zonë, ku gjyqtari Indrit Myrtja dhe sistemi VAR nuk ndërhynë për të akorduar 11-metërsh.
Më pas, klubi kërkonte ndëshkimin me karton të kuq për lojtarin e Elbasanit, Olberkis, si lojtar i fundit në momentin e penalltisë që u dha për Bylisin.
Rasti i tretë i publikuar në video tregon një tjetër moment të diskutueshëm ndaj Pedros brenda zonës së rreptësisë. Sipas reagimit zyrtar të klubit, këto tre momente ndryshuan rrjedhën e lojës dhe ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar.
Ballshiotët kërkojnë më shumë përgjegjshmëri nga arbitrat kryesorë dhe ata në sallën e VAR-it për mbarëvajtjen e garës.







