Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

“Revolucion” te Laçi, ndryshime të shumta në Superiore

VETEMSPORT 24.05.2026 2 minutes read
Laçi

Laçi i sezonit të ri pritet të pësojë një ndryshim të madh në përbërje, pasi menjëherë pas mbylljes së kampionatit kurbinasit po përballen me largimin e disa prej lojtarëve kryesorë. Pas vetëm një viti qëndrim në Kategorinë e Parë, skuadra bardhezi siguroi rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, duke u shpallur kampione e kësaj kategorie. Ky sukses erdhi pas fitores në ndeshjen direkte ndaj Skënderbeut, triumf i cili përveç vendit të parë u siguroi atyre edhe shpërblimin prej 30 milionë lekësh të akorduar nga FSHF-ja.

Ndonëse futbollistët kanë nisur periudhën e pushimeve, drejtuesit e klubit kanë filluar lëvizjet e para për ndërtimin e një grupi konkurrues për Kategorinë Superiore. Megjithatë, projektit të ri do t’i mungojnë disa nga pikat më të forta të sezonit të kaluar. Emra si Agan Mjaki, Ledio Tresa dhe Arlind Kurti pritet të ndryshojnë destinacion gjatë merkatos së verës. Mbrojtësi Mjaki përflitet për një kalim te Drita në Kosovë, mesfushori Tresa pritet të bashkohet me Elbasanin, ndërsa Kurti, i cili shënoi edhe golin vendimtar të titullit në Korçë, po ndiqet me interes nga Vllaznia.

Këto lëvizje në dalje pritet të mos jenë të vetmet, duke krijuar një boshllëk të ndjeshëm në formacion. Sidoqoftë, klubi kurbinas ka treguar aftësi për të rindërtuar skuadra pretendente dhe për të afruar elemente të rinj premtues, ku një burim i mirë mbetet ekipi U-19, që sapo mbylli një sezon pozitiv duke rivalizuar me Partizanin për titullin e moshave.

Post navigation

Previous: Dëmtimet nuk e lënë të qetë mbrojtësin e Partizanit
Next: Llogaritë, titulli kampion në Shqipëri vlen mbi 1 milion euro

Të ngjashme

skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026
fshf-topi-2
  • Kampionati

Probleme me stadiumet, FSHF merr vendimin e papritur për kampionatin

VETEMSPORT 11.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.