Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Shifra të frikshme! Shqipëria U-19, vetëm gjashtë fitore në… 17 vite

VETEMSPORT 18.11.2025 2 minutes read
IMG_0516

Kombëtarja U-19 është eliminuar sërish në turin e parë të kualifikueseve të Europianit, duke vijuar një ecuri të përsëritur negative. Për këtë ekip, ky rezultat konsiderohet tashmë si një vazhdimësi e zakonshme, pasi prej vitesh nuk ka arritur të shfaqë përmirësime të dukshme. 

Shqipëria U19 ka dështuar të kalojë turin e parë në 17 edicionet e fundit ku ka marrë pjesë. Kjo ka ndodhur pavarësisht pranisë së lojtarëve cilësorë nëpër breza dhe afrimit të trajnerëve me eksperiencë në pankinë. 

Breza të tërë lojtarësh, përfshirë edhe futbollistë që sot militojnë në Kombëtaren A dhe kanë luajtur në Europian, nuk kanë arritur të ndryshojnë këtë trend.

Për herë të fundit, Shqipëria kaloi turin në vitin 2007, pas rezultateve pozitive kundër Serbisë dhe Lihtenshtejnit. Në turin Elitë u përball me Gjermaninë, Kroacinë dhe Sllovakinë, duke regjistruar një barazim dhe dy humbje. 

Në atë edicion luajtën futbollistë që sot nuk janë më aktivë ose janë drejt fundit të karrierës. 

Pas vitit 2007, drejtimi i skuadrës ka kaluar në shumë duar, nga Gega te Strakosha, Lala, Bellaj, Bogdani, Dede, Cungu, Bulku dhe Ahmataj. Megjithatë, rezultatet kanë mbetur të njëjta, me statistika që përmbledhin 0 kualifikime, 6 fitore, 6 barazime dhe 38 humbje. 

Për këtë arsye, në shortet e UEFA-s, Shqipëria renditet rregullisht mes ekipeve me koeficientet më të ulëta në Europë.

Post navigation

Previous: Prapaskena e bujshme! FSHF tentoi trajnerin e Kosovës, çfarë ndodhi
Next: ZYRTARE/ Mbyllen kualifikueset, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët për “play off”

LEXO EDHE:

Kristjan Asllani
  • Bota
  • Kombëtarja

Arrihet akordi, Kristjan Asllani bëhet me ekip të ri

VETEMSPORT 25.08.2026
auto_Asllani-11754315508
  • Kombëtarja

E konfirmon eksperti i merkatos, Kristjan Asllani përgatitet për aventurën e re

VETEMSPORT 25.08.2026
MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_6245
  • Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT 27.08.2026
1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.