Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kosova & Rajoni

Shkëlqeu në Kosovë, interesime për mbrojtësin korçar

VETEMSPORT 22.05.2026 2 minutes read
Jorgo Pellumbi

Jorgo Pëllumbi mbylli një sezon të suksesshëm me Dritën në Kosovë, ku u shpall edhe kampion. Mbrojtësi korçar ishte një nga më të spikaturit e ekipit, ndërsa rezultoi edhe si një nga lojtarët më të vlerësuar në Superligë.

Përveç kësaj, Pëllumbi tregoi formë të shkëlqyer edhe në Conference League me Dritën. Merkato e verës, mund të sjellë ndryshime për 25-vjeçarin. Mësohet se në gjurmët e tij janë vënë disa ekipe të huaja. Konkretisht bëhet fjalë për dy klube europiane dhe një ekip nga Rusia.

Pëllumbi ka kontratë deri në vitin 2027 me Dritën, por nuk përjashtohet mundësia e një shitje në verë, nëse vjen oferta e duhur për të dyja palët. Mbrojtësi ka pasur një karrierë të suksesshme, në klubet ku ka luajtur. Pëllumbi e nisi me të rinjtë e Skënderbeut, ndërsa luajti dhe me ekipin e parë.

Po ashtu ka luajtur edhe me Kukësin në Shqipëri, ndërsa numëron edhe 85 ndeshje me Varazdin në Kroaci. Në 19 ndeshje, luajti edhe me Debrecenin në Hungari. Mbetet të shihet nëse pas merkatos se verës do të qëndrojë te Drita apo do të nisë një aventurë të re. Gjithçka do të varet nga ofertat e klubeve të interesuara për shërbimet e Pëllumbit.

Norka Security

Post navigation

Previous: Tashmë është zyrtare, Skënderbeu rikthen trajnerin
Next: Tetë klube me merkato të bllokuar në Shqipëri

LEXO EDHE:

topi superlige kosova
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Humbja nuk kapërdihet, shkarkohet trajneri i Superligës

VETEMSPORT 11.10.2026
guardiola
  • Kosova & Rajoni

E BUJSHME/ Klubi shqiptar i bën ofertë Guardiolës

VETEMSPORT 07.10.2026
brdaric martini
  • Kosova & Rajoni

Vllaznia e largoi, trajneri ikën nga Superliga dhe firmos me ekipin e ri

VETEMSPORT 07.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.