Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Video/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtareVetëm një gol, mbyllet Teuta-Laçi. Si ndryshon renditjaVideo/ “Vallëzon” mes mbrojtësve para golit, Anis Mehmeti rikthehet protagonistVideo/ Sulmuesi i Kombëtares nuk ndalet, shënon sërish në TurqiNdeshja Teuta-Laçi, publikohen formacionet
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Kosova
Kosova & Rajoni

“Digjet” sulmuesi te Kosova, ndërhyn FIFA. Probleme pas largimit nga Shqipëria

Publikuar

Enis Rexhepi nuk do të jetë në dispozicion për Kosovën as për sfidën e sotme që përfaqësuesja dardane do të zhvillojë me Irlandën në Dublin. Sulmuesi nuk…

Enis Rexhepi nuk do të jetë në dispozicion për Kosovën as për sfidën e sotme që përfaqësuesja dardane do të zhvillojë me Irlandën në Dublin. Sulmuesi nuk e mori dritën jeshile, për shkak procedurash që janë pezulluar përkohësisht nga FIFA, shkaku i ndërrimit të federatës, pasi më herët ishte pjesë e Shqipërisë U-19.

Në rregulloren e FIFA-s parashtrohet se një futbolllist i moshës 18-vjeçare nuk mund të bëhet pjesë e grumbullimeve me skuadrën e tij të re përfaqësuese, pa marrë dritën jeshile nga institucioni i futbollit.

Diçka që ka munguar, shkak dokumentacionesh. Procedura burotratike do të ketë mbaruar, kur ai të llogaritet për ndeshjet e marsit, periudhë kur Kosova do të zhvillojë sfidat kualifikuese për Europianin 2028-të.

Rexhepi e bëri zgjedhjen e tij pak javë më parë për të luajtur për Kosovën, pasi kishte zhvilluar 3 ndeshje me Shqipërinë U-19. Teksa për të pritej që të qëndronte me ngjyrat kuqezi, zgjedhja e tij befasoi jo pak, duke bërë këtë kalim nga një federatë në tjetrën.

Norka Security

Sa i përket Kosovës, skuadra e Franco Fodës do të sfidojë sot Irlandën mes Dublinit, ku do të kërkohet një rezultat që i garanton atyre vazon e dytë.

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.