Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Shqipëria në “play off”, nga vazo te kundërshtarët e mundshëm. Ja kur hidhet shorti

VETEMSPORT 17.11.2025 2 minutes read
fbl-wc2026-eur-draw

Pas përfundimit të eliminatoreve, Shqipëria është në pritje të kundërshtarit për “Play Off”-in e Botërorit 2026. Por si funksionon ky raund me eliminim direkt?

12 skuadrat e renditura të dytat në çdo grup do të ndahen në 3 vazo, ndërsa në vazon e katërt do të jenë automatikisht 4 skuadrat fituese të grupeve të Ligës së Kombeve nga edicioni i kaluar.

Ndarja e vazove do të bëhet në bazë të renditjes së FIFA-s që do të publikohet të mërkurën, një ditë përpara shortit që hidhet të enjten në orën 13:00 në Zvicër.

Shqipëria për momentin ndodhet në vazon e dytë, por gjasat janë që Irlanda të na parakalojë në renditjen e FIFA-s dhe të zbresim në vazon e tretë.

Në short do të vendosen përballë ekipet e vazos së parë kundër atyre të vazos së katërt dhe ekipet e vazos së dytë kundër vazos së tretë. Shqipëria do të përballej me një prej skuadrave si Skocia, Çekia, Sllovakia dhe Irlanda. Dhe duke u renditur në vazon e tretë, humbasim të drejtën për ta luajtur gjysmëfinalen në “Air Albania”, por gjithashtu shmangim edhe përballjen me Kosovën që ndodhet në të njëjtën vazo me ne.

Por rruga drejt Botërorit është e vështirë. Edhe në rast se Shqipëria do të kalonte ndeshjen e parë, do të kishte një tjetër finale. Rivali do të ishte një prej fituesve të çiftit nga vazo e 1 dhe e 4, logjikisht Italia, Turqia, Ukraina ose Polonia që shihen si favorite për të kaluar.

tvklan.al

Post navigation

Previous: Mbetën jashtë Botërorit, akuzon trajneri: Na bënë magji në fushë
Next: Dy derbi dhe klasikja, FSHF publikon kalendarin për 4 javët e ardhshme

LEXO EDHE:

Kristjan Asllani
  • Bota
  • Kombëtarja

Arrihet akordi, Kristjan Asllani bëhet me ekip të ri

VETEMSPORT 25.08.2026
auto_Asllani-11754315508
  • Kombëtarja

E konfirmon eksperti i merkatos, Kristjan Asllani përgatitet për aventurën e re

VETEMSPORT 25.08.2026
MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_6245
  • Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT 27.08.2026
1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.