Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota
  • Kombëtarja

Silvinjo përgatit rikthimin në stol, i del emri te klubi i njohur

VETEMSPORT 18.08.2026 2 minutes read
Silvinjo

Silvinjo është ende në kërkim të një aventure të re, pas ndarjes me Kombëtaren shqiptare në muajin maj. Trajneri brazilian shpresonte të merrte oferta të rëndësishme pas eksperiencës së suksesshme me kuqezinjtë.

Nën drejtimin e tij, Shqipëria mori pjesë në Euro 2024 dhe siguroi një vend në play-off-et e Botërorit 2026. Pas largimit, emri i Silvinjos u përfol edhe për stolin e Algjerisë, por mundësia nuk u konkretizua. Drejtuesit e federatës afrikane nuk u bindën nga profili i trajnerit dhe e mbyllën menjëherë atë pistë.

Tashmë, braziliani mund të rikthehet në futbollin e vendit të tij për një tjetër sfidë të rëndësishme. Silvinjo është përmendur si një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Fluminenses.

 Klubi nga Rio de Zhaneiro mbeti pa trajner pas shkarkimit të teknikut që drejtonte skuadrën. Për momentin, Fluminense po drejtohet nga një trajner i përkohshëm, ndërsa drejtuesit po shqyrtojnë alternativat. Mes emrave të mundshëm është edhe Silvinjo, i cili e njeh mirë futbollin brazilian.

Norka Security

Ai ka drejtuar më herët Corinthians, përpara se të niste aventurën e tij në futbollin evropian dhe më pas me Shqipërinë. Fluminense është një prej klubeve më historike të Brazilit dhe në vitin 2023 fitoi për herë të parë në histori Kupën Libertadores.

Një rikthim në Brazil do t’i jepte Silvinjos mundësinë për të nisur një kapitull të ri pas aventurës së tij me kuqezinjtë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse kandidatura e ish-trajnerit të Shqipërisë do të bindë drejtuesit e klubit nga Rio de Zhaneiro.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Sulmuesi i Kombëtares surprizon me ekipin e ri
Next: Dështon transferimi te Shkëndija, Ismajlgeci pritet në Superiore

LEXO EDHE:

armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.