Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Silvinjo tregon momentin më të vështirë te Kombëtarja

VETEMSPORT 21.01.2026 7 minutes read
Silvinjo

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka analizuar ecurinë e skuadrës dhe sfidat e ardhshme.

Në intervistën e dhënë në FSHF Tv, tekniku kuqezi u ndal te bilanci i vitit 2025, duke vlerësuar angazhimin e lojtarëve gjatë tetë ndeshjeve kualifikuese të Botërorit.

Sipas tij, skuadra ka treguar maturi në momente kyçe, ndërsa tregoi vështirësitë në muajin qershor. Ai foli edhe për kundërshtarin e radhës në fazën “play-off”, Poloninë, të cilën Silvinjo e cilësoi si një ekip me përvojë të madhe në nivele të tilla.

Trajneri konfirmoi se stafi teknik ka nisur tashmë punën në terren me vizita dhe monitorime të detajuara për lojtarët që do të grumbullohen në mars.

Silvinjo shprehu besimin se Shqipëria ka kapacitetet e nevojshme për të kaluar nga niveli i ëndrrës në përmbushjen e objektivit për kualifikim.

Si do ta analizoje ose do ta përkufizoje vitin tënd 2025 me Kombëtaren Shqiptare?

Fillimisht, urime të gjithëve, vit të mbarë, gëzuar! Nëse duhet të kthehem pas në kohë, unë jam i kënaqur me atë që kemi bërë, flasim për 8 ndeshje në kualifikueset e Botërorit, kemi fituar gjashtë, barazuar dy dhe dy humbje. Dy prej tyre miqësore, të cilat i kemi fituar. Ne gjithmonë kemi besuar në këtë skuadër. Duhet të them dhe diçka tjetër të rëndësishme, lojtarët tanë, sa herë që dalin në fushë, lënë aty gjithçka, 100%, me shpirt dhe zemër. Ata përfaqësojnë shumë mirë njerëzit tanë dhe jam krenar për ta edhe për këtë gjë.

Cilat momente do t’i konsideroje të vështira dhe cilat shumë pozitive gjatë kualifikueseve?

Është një udhëtim i gjatë, e dini të gjithë ju, në Kombëtare ndodh kjo, janë 8 ndeshje në 9-10 muaj. Një udhëtim i gjatë që gjeneron stres. Mendoj se një moment shumë i vështirë për ne ka qenë një barazim në Letoni, kemi barazuar një ndeshje të vështirë, por kur bëhet fjalë për një objektiv, një ëndërr, ajo duhej fituar. Aty ka qenë një moment i vështirë për t’u riprogramuar, ishte qershor, për t’u riprogramuar, për të bërë disa llogari dhe aty krijohet ideja që duhet të rikuperosh këto pikë në një ndeshje të ardhshme dhe në vijim ishte Serbia praktikisht. Ka qenë shumë e vështirë ta riprogramoje atë moment.

Të gjithë e dimë që vendi i parë në grupin kualifikues për Botërorin ishte jashtëzakonisht i vështirë për t’u arritur, por sa i përket vendit të dytë, cili do të ishte sipas teje momenti vendimtar për kualifikimin në fazën “play-off”?

Pas një momenti shumë të vështirë siç thashë më parë, në Letoni, më pas në shtator kemi mundur Letoninë, në tetor kemi mundur Serbinë në transfertë dhe në nëntor Andorrën po në transfertë. Ai ka qenë momenti që kam parë një skuadër më të maturuar, pas 3 vitesh që kam parë kualifikueset e Europianit dhe një Europian të rëndësishëm dhe të bukur. Mund të them që tashmë jemi mësuar të luajmë ndeshje të rëndësishme, deçizive, qoftë ndaj Italisë apo ndaj një skuadre pak më modeste. Këta lojtarë kanë filluar të kuptojnë dhe të luajnë ndeshje me kombëtare të rëndësishme, deçizive. Ata kanë bërë shumë mirë, në të treja ndeshjet radhazi, nuk ka qenë e lehtë, kemi fituar dhe kjo na ka sjellë në play-off. Sipas meje, ata tre muaj kanë qenë shumë të bukur.

Në shortin e “play-off”-it, Shqipëria do të përballet me Poloninë në transfertë. Si e vlerëson këtë short?

Unë isha atje. I them gjithmonë Presidentit që nuk mund të shkojmë bashkë në një short, ose duhet të shkojë njëri apo tjetri dhe sigurisht duhet të shkojë Presidenti. Në një formë shakaje, sigurisht, sepse është gjithmonë një short i vështirë.

Nuk ka shumë opsione për të zgjedhur aty. Flasim për dy ndeshje, të gjithë vijnë aty në 100%-in e tyre. Herë pas here dëgjoj këtu që mund të ketë një skuadër e dobët apo e lehtë për t’u mundur. Unë si trajner që e jetoj futbollin prej një dekade, nuk jam dakord, futbolli ka ndryshuar, shikohet çdo gjë, në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. Atëherë, Polonia është një skuadër e fortë, e njohim mirë, ata kanë një proçes, ne kemi një tjetër, tani do të luhet, mund të ndodhë gjithçka.

Poloninë e njohim nga ndeshjet kualifikuese për Euro 2024. Duke bërë një krahasim mes Polonisë dhe Shqipërisë në vitin 2023 dhe në 2025/2026, si i sheh të dyja ekipet në këtë moment?

Për futbollin, tre muaj pas ndryshon çdo gjë, tani po flasim për 2-3 vite më parë. Ata kanë një skuadër shumë të mirë, lojtarë të mëdhenj. Pak njerëz e dinë ose e kujtojnë që e njëjta Poloni, 4 vite më parë shkonte në play-off për Botërorin e 2022-shit. Ndeshjen e parë nuk e kanë luajtur, sepse ishte ndaj Rusisë, por në ndeshjen e dytë kanë mundur Suedinë në finale me rezultatin 2-0. Është një skuadër me lojtarë të rëndësishëm, janë të mësuar dhe e njohin mirë fazën play-off, kanë marrë pjesë edhe në Botëror. Nga ana jonë, kemi një skuadër që është përmirësuar shumë, siç e thashë, është një skuadër që tashmë është mësuar të luajë ndeshje të vështira, deçizive, përveç vështirësisë, se të gjitha janë të tilla, por ndeshje deçizive. Janë 90 minuta, ku e di që duhet të gabosh sa më pak dhe që çdo gjë është e rëndësishme, pasi gabimi më minimal mund të të bëjë shumë dëm.

Unë besoj shumë në skuadrën tonë, në lojtarët dhe punën tonë. Mungojnë ende 2-3 muaj, uroj të shkojmë atje me forcën tonë maksimale.

Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e marsit, si e ke planifikuar punën me stafin teknik? A ke planifikuar takime me lojtarët e Kombëtares?

Kemi nga të gjitha. Prej një jave që jemi në Tiranë ka filluar të zhvillohet puna. Unë kam mësuar shumë nga puna me Kombëtaren dhe nuk mund të gabohet në riorganizimin e punës. Në këto momente jemi këtu për të riparë shumë gjëra që kemi bërë mirë dhe jo mirë në vitin e fundit. Tani, komunikohet me lojtarët tanë, sigurisht që do të vijë momenti për të parë ndeshje, për të studiuar kundërshtarin, por edhe për të bërë vizita te lojtarët tanë. E gjithë kjo është në program, tani duhet ta zhvillojmë në 6-7 javët e ardhshme, duhet të punojmë mirë dhe sigurisht do të vizitojmë 3-4-5 lojtarë gjatë kësaj periudhe.

Mes objektivit dhe ëndrrës, në çfarë pike mendon se ndodhet sot Shqipëria sa i përket pjesëmarrjes në Botëror?

Kjo është një zyrë pune. Unë kam një zyrë tjetër, por këtu punohet dhe jam mësuar t’i them stafit që këtu është një hapësirë pune, sidomos në një Kombëtare ku punohet shumë brenda zyrës. Këtu është një diskutim i vogël me dikë nga stafi, sigurisht në sensin pozitiv, për sa i përket ëndrrës dhe objektivit. Unë mendoj se ne kemi arritur një ëndërr dhe tani duhet të shkojmë drejt objektivit.

A mund t’ia dalim?

Patjetër!

Post navigation

Previous: Mesfushori i Milanit drejt rikthimit në Premier League
Next: Ofertë e bujshme, Trabzonspor përgatit shitjen e Ernest Muçit

Të ngjashme

tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
dogan-muci
  • Kombëtarja

Gati 9.5 milionë euro, Muçi përgatitet për hapin e madh në Premier League

VETEMSPORT 25.02.2026
SILVINJO
  • Kombëtarja

Silvinjo “lë nam”, FSHF zbulon gafën e trajnerit para Polonisë

VETEMSPORT 24.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.